Reforma zgjedhore/ Bylykbashi: Vota e emigrantëve, domosdoshmëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me reformën zgjedhore në vend, ndërsa theksoi se votat e emigrantëve është domosdoshmëri. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Bylykbashi thekson se në përvojën e tij 20-vjeçare me reformat zgjedhore, “një tufë nenesh shtesë në një Kod me mbi 200 nene, nuk e ndalin dot vullnetin malinj të ushtrisë së partisë-shtet për të grabitur zgjedhjet e shqiptarëve.”. Ai tha se qeveria ka mbi 5 vjet që ka bllokuar regjistrimin e emigrantëve në regjistrin e posaçëm. “Shqipëria ka 4,7 milionë shtetas të regjistruar. Po po, aq! Dhe 3,6 milionë prej tyre janë zgjedhës. Zyrtarisht në Shqipëri jetojnë diçka më shumë se 2,8 milionë banorë. Por, pas hemorragjisë së frikshme demografike të shqiptarëve nga humbja e çdo shprese gjatë tetë viteve të qeverisë Rama, nuk besoj se në vend ka me shumë se 2,5-2,6 milionë banorë. Prej tyre jo më shumë se 2 milionë janë zgjedhës”, shkruan Bylykbashi. Ai shton se aq pakë sa janë, janë lehtësisht të kontrollueshëm nga sistemi i patronazhistëve të qeverisë. “Në përvojën time 20 vjeçare me reformat zgjedhore, ku kemi bërë lloj-lloj përpjekjesh për të përmirësuar zgjedhjet, e di mirë se një tufë nenesh shtesë në një Kod me mbi 200 nene, nuk e ndalin dot vullnetin malinj të ushtrisë së partisë-shtet për të grabitur zgjedhjet e shqiptarëve”, tha Bylykbashi. Ai i ka bërë thirrje qeqerisë që të nisë urgjent regjistrimin e emigrantëve. “Qeveria të nisë urgjent regjistrimin e emigrantëve pa asnjë pengesë e manipulim me eAlbania e bishta të ngjashëm. KQZ duhet të mundësojë infrastrukturën e plotë dhe transparente. Duhet të fillojmë që tani që pastaj të mos themi se nuk ka më kohë! Rama i ka frikë këto vota. Ato vota i ka frikë çdo politikan që nuk respekton të drejtën e votës e që mendon se mund ta kontrollojë apo ndalojë atë. Ndaj e drejta e votës së emigrantëve shqiptarë është imperativ për zgjedhje të lira e të ndershme ku qeveria jep llogari që nga rritja e çmimeve, kanabizimi i vendit, kriminaliteti i organizuar, grabitja me PPP dhe shpopullimi i Shqipërisë nëpërmjet vrasjes së shpresës”, tha Bylykbashi.

Të fundit

Partiçkat

  Nga ARTUR AJAZI Zgjedhjet e 11 Majit, treguan se krijimi i partiçkave tëreja, ishte fillimi i fundit të atyre që...

Komunistët rusë protestojnë për WhatsApp, qytetarët sfidojnë censurën

Në Novosibirsk, Partia Komuniste ka dalë në rrugë jo për ideologji, por për WhatsApp. Qytetarët rusë janë të zemëruar pasi qeveria ndaloi thirrjet në...

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

Kompanitë e Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për pengim të konkurrencës në fushën e...

1896 – Sulmi i revolucionarëve armenë mbi Bankën Otomane

Më 26 gusht 1896, një grup revolucionarësh armenë të lidhur me organizatën Dashnaktsutyun (Federata Revolucionare Armene) ndërmorën një sulm spektakolar ndaj Bankës Otomane në...

Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar...

Lajme të tjera

Web TV