I kishte bërë vërtetje vajzës, nëna nga Ferizaj bën për spital mësuesen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Ferizaj të Kosovës, ku një 35-vjeçare ka dhunuar mësuesen e vajzës së saj. Ngjarja ndodhi në shkollën “Naim Frashëri” në fshatin Zaskok.

Shkak është bërë një vërejtje që mësuesja kishte bërë ndaj vajzës, ndërkohë që 35-vjeçarja nuk ka rënë dakord dhe e ka sulmuar atë. 58-vjeçarja ka përfunduar në spital me lëndime në trup.

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P (F/K) e moshës 35 vjeçare, e cila kishte sulmuar personin tjetër viktimën në këtë rast H.L ( F/K) e moshës 58 vjeçare, mësimdhënëse në këtë shkollë , duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Deri të ky lëndim trupor kishte ardhur si shkak, se vajza e të dyshuarës, nxënëse në këtë shkollë kishte marr një vërejtje”. E dyshuara, pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar “Lëndim trupor dhe Vetëgjyqësi””, thuhet në njoftim.

Të fundit

LAJM I FUNDIT/ Djali plagos nënën e tij me thikë në Dibër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një djalë 22-vjeçar ka plagosur...

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë këtë pasdite të së shtunës. Epiqendra ishte 9 kilometra në veri-perëndim të Vorës. Lëkundjet ishin me magnitudë 3 ballë,...

Në 6 muaj, Shqipërinë e vizituan rreth 150 mijë italianë, 4,7 mln turistë dhe 5 mld €

Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria tejkaloi 4.7 milionë turistë, duke gjeneruar 5 miliardë euro në aktivitet ekonomik për ekonominë...

E rëndë në Itali, gjendet e vdekur në pishinë volejbollistja 20-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin sportiv në Itali. Simona Cinà, 20-vjeçare dhe ish-lojtare e ekipit të volejbollit Acds Capacense Volley në Serinë D...

Broja surprizon me klubin e ri, ja ku do të luajë futbollisti shqiptar këtë sezon

Armando Broja do të kryejë këtë fundjavë vizitat mjekësore me skuadrën e Burnley dhe do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin e Premier...

Lajme të tjera

Web TV