Të hënën nis viti i ri akademik, rektori Hoxha: Ja çfarë duhet pasur parasysh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e hënë, më datë 18 tetor do të nisë viti i ri akademik për të gjithë studentët në mbarë vendin, ndërsa më datën 10 nëntor do të fillojë cikli i dytë i studimeve master.

Rektori i Univerisitetit të Tiranës, Artan Hoxha në një komunikim për mediat tha se Universiteti i Tiranës ka numrin më të lartë të studentëve të vaksinuar, ndërkohë që 60% i janë përgjigjur kërkesës për informacion. Rektori Hoxha tha se mbi 50% e studentëve janë vaksinuar dhe studentët e pavaksinuar do të duhet të paraqesin test PCR.

Sipas rektorit Hoxha pikat e vaksinimit në fakultete do të vijojnë që të funksionojnë për të gjithë ata studentë që nuk e kanë të mundur që të vaksinohen.

‘Studentët që vijnë për herë të parë ne Universitet janë më të vaksinuarit’,- tha Hoxha.

Gazetarët: Si do të veprohet me studentët që nuk janë vaksinuar, do të duhet të paraqesin test PCR?

‘Unë besoj se i gjithë dokumentacioni është i nevojshme dhe i pranueshëm në Universitetin e Tiranës, pasi thelbi është të dihet nëse janë të infektuar apo bartës të virusit. Mjafton të paraqesin një dokument PCR dhe do të lejohen në auditore.

Me këtë rritje që UT ka me vaksinimin, me ndërgjegjësimin që ata kanë me përgjegjshmërinë që ata kanë dhe me mundësinë që u kemi dhënë, ky proces do ecë normalisht dhe paralel. Besojmë se studentët do te vaksinohen. Mbi 50% e studentëve janë të vaksinuar. Por studentët nuk kanë ardhur akoma, dhe ato që vijnë nga rrethet besojmë do të vaksinohen.’- tha Hoxha.

Të fundit

Shkodër, shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari i banesës

Pronari i një banese mbeti i plagosur pasditen e sotme si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit që...

Ministri i Putinit shëtit të dashurën me avionë ushtarakë 100 mln dollarësh

Mediat opozitare ruse dhe gazeta britanike The Sun i kanë bërë jehonë një skandali të ri seksual që ka përfshirë Kremlinin, pasi u zbulua...

Superiore/ Skema e re e “Final Four”, ja ndryshimet që do të ndodhin në sezonin 2025/2026

“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në vazhdim. Mësohet se nuk do...

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin,...

Përmet, 24-vjeçarja në gjendje të rëndë nga pickimi i gjarprit

Një vajze 24-vjeçareje i është rrezikuar jeta nga pickimi i gjarprit pasi në spitalet e vendit nuk disponohet ilaçi kundër helmimit nga gjarpri. E reja,...

Lajme të tjera

Web TV