Maratona e Tiranës 2021/ Veliaj uron çiftin nga Afganistani që do të garojë nesër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hazizi dhe Fatima, çifti nga Afganistani, që mbërriti bashkë me refugjatët e parë që lanë vendin e tyre për shkak të luftës, kanë vendosur të bëhen edhe pjesë e Maratonës së 17 Tetorit. Gjatë një pritjeje në zyrën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përgëzuar dy të rinjtë për angazhimin në jetën publike e posaçërisht pjesëmarrjen e tyre, bashkë me qindra vrapues të tjerë të huaj në Maratonën e cila do ta kthejë të dielën kryeqytetin në arenën më të madhe sportive të vitit.

“Jam shumë i lumtur sot që jam këtu me Hazizin dhe Fatimen, dy miqtë tanë nga Afganistani të cilët kanë vendosur të bëhen pjesë e Maratonës së Tiranës. Unë e di që për ta ka qenë një tranzicion shumë i gjatë dhe i vështirë. Erdhën nga Afganistani, por duan të integrohen në Shqipëri, të hapin edhe një restorant në vendin tonë dhe të fillojnë një jetë të re dhe të krijojnë një familje. Janë dy miq specialë në Maratonën e Tiranës, doja një pritje të veçantë dhe t’iu uroj atyre shumë suksese. Sigurisht që kjo garë është e rëndësishme por jo aq e rëndësishme sa gara e madhe që kemi përpara, për të krijuar një familje në vendin tonë dhe për t’ia filluar jetës nga e para, ashtu si shumë prej nesh filluan jetën nga e para kur kanë qenë në emigracion dhe është dashur të përballen me shumë sfida,” u shpreh ndër të tjera kryebashkiaku Veliaj.

Të rinjtë afganë falenderuan kreun e Bashkisë, sidomos për mikpritjen e veçantë që u bëri Tirana bashkëkombësve të tyre. “Jemi pafund të lumtur dhe shumë faleminderit për pritjen. Falenderoj qeverinë dhe qytetarët shqiptarë për mikpritjen shumë të ngrohtë që na dhanë në kohën kur ne kishim nevojë më shumë dhe kur shumë vende të tjera na kthyen shpinën, ishte Shqipëria që na mirëpriti. Ju falenderoj dhe jam shumë entuziast, unë edhe bashkëshortja ime që do i bashkohemi Maratonës së Tiranës,” u shpreh Hazizi. “Unë dua të falenderoj të gjithë shqiptarët dhe veçanërisht zotin kryebashkiak,” tha Fatima.

Të fundit

Berisha bën parashikimin për Iranin: Diktatura e Ajatullahëve drejt fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me përplasjen e armatosur...

E KRYER/ Bufon konfirmon trajnerin e ri të Italisë: Kemi bërë zgjedhjen e duhur

Xhenaro Gatuzo do të jetë trajneri i ri i Italisë. Vetë Bufon, koordinator i përfaqësueses italiane, ka konfirmuar në fjalët e tij emërimin që...

Franko Zefireli, mjeshtri që i dha shpirt figurës së Jezusit

Nga Leonard Veizi Ka disa autorë që arrijnë të qëndisin me gjëlpërën e tyre jo thjesht filma, por përjetime, që kalojnë nga ekrani drejt e...

Kanabis në mes të pyllit/Asgjesohen rreth 12 mijë fidanë në Shkodër, procedohen 5 persona

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Komisariatet në varësi të saj, në kuadër të operacionit të gjerë “Koordinata”, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë...

Vrasja e shqiptares nga ish bashkëshorti në Itali, zbardhët dëshmia e banorëve

Mediat italiane kanë publikuar dëshminë e një banore të Tolentinos në Itali, e cila ka parë skenën e vrasjes së shqiptares, Gentiana Hudhra nga...

Lajme të tjera

Web TV