“Më mirë të hidhem nga një shkëmb”/ Britney Spears armike fanatike e operacioneve plastike

Britney Spears e shpall veten armike fanatike të kirurgjisë plastike në postimin e saj të ri në Instagram. Ylli i popit po përfiton në çdo mënyrë të lirisë që më në fund fitoi nga babai i saj dhe dëshmon edhe një herë në rrjetet sociale se askush dhe asgjë nuk do ta ndalojë atë.

Këngëtarja e njohur postoi një fotografi tjetër gjysmë të zhveshur dhe krenare për trupin e saj, ajo sqaroi se nuk do t’i nënshtrohet asnjë operacioni.

“Po në lidhje me këto këshilla për korrigjimin e trupit?” A jam e vetmja e prekur nga këto përvoja apo është dikush tjetër? Unë ndoshta jam shumë e ndjeshme. Unë preferoj të bie nga një shkëmb sesa një mjek të më tregojë se çfarë nuk shkon me trupin tim”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë së saj.