Certifikata e vaksinimit e detyrueshme, vijojnë protestat në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe këtë fundjavë, rrugët e Italisë ishin të mbushura me njerëz që protestuan kundër certifikatës së detyrueshme të vaksinimit. Mijëra qytetarë protestuan në qendër të Milanos, kundër vendimit që hyri në fuqi të premten, që bën të detyrueshme certifikatën për punonjësit si të sektorit publik ashtu edhe të atij privat për të vazhduar punën.

Ajo çfarë ka zemëruar edhe më shumë qytetarët është fakti se të pavaksinuarit duhet t’i mbulojnë vetë kostot e tamponëve, që kërkohen deri në 2 herë në javë. Protestuesit bllokuan edhe qarkullimin e automjeteve në rrugët pranë qendrës. Protesta pati edhe në Romë nga grupet sindikaliste, të cilët kërkojnë nga qeveria të ndalojë në të ardhmen të gjitha tubimet neo-fashiste, pasi javën e kaluar, mbështetësit e tyre sulmuan ndërtesën e sindikatave.

Sindikalistët janë kundër pagesës së tamponëve nga ana e punonjësve dhe aktualisht janë në negociata me qeverinë për ta ndryshuar këtë rregull. Porti i Triestes vazhdon të mbetet pjesërisht i bllokuar për të tretën ditë radhazi nga punëtorët që refuzojnë certifikatat e gjelbra të detyrueshme.

Të fundit

Nard Ndoka tallet me Berishën/Vetëm çelësi ka ndryshuar, bravat dhe justifikimet njëlloj

Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha...

Planifikimi urban/ Hyn zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare, i cili sjell ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit. Këto...

“Jo çdo rrobë e pisët lahet jashtë shtëpisë”/ Alimehmeti: Duhet retushim brenda PD

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në emisionin “Kjo javë” ku ndër të tjera foli dhe...

Ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh 9- vjeçarja

Një 9-vjeçare ishte larguar nga prindërit teksa ndodheshin me pushime në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan vogëlushen familjes, shqiptarë...

Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdor ‘Hawala’

SPAK godet një grup kriminal që trafikoi nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe mbi 6 ton kokainë me...

Lajme të tjera

Web TV