Aksident i frikshëm në Durrës, ‘shkatërrohen’ 5 makina (Foto)

Një aksident i pesëfishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Currilave në Durrës.

Sipas informacioneve të para, ka qenë një mjet me targa italiane ai që ka përplasur 4 makina të tjera.

Pavarësisht dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk raportohet për persona të plagosur rëndë.

Për ngjarjen, nuk ka ende informacion zyrtar nga policia.