Mblidhet Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mbledhur sot për herë të parë Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, ku do të shqyrtohen parregullsitë e këtij procesi. Kryetari i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj teksa u diskutuan disa kërkesa nga maxhoranca dhe opozita, konstituoi komisionin, ndërsa prezantoi anëtarët e tij.

Ndërkohë, i pari që kërkoi fjalën ishte zëvendëskryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, përfaqësues i PS-së. Ky i fundit tha se në rend të ditës duhet të jetë konstituimi, ndërkohë që kërkoi më shumë kohë për të parë dy materiale që i kanë shkuar anëtarëve.

Toni Gogu: Mu duk sikur nuk po ecim sipas rendit të ditës. Në lidhje me rendin e ditës, për orën dhe vendin e mbledhjes së komisionit, meqë se shohim se një nga pikat e rendit të ditës është shqyrtimi i rregullores, do donim që sot të kemi konstituimi, deklarimin e qëllimit dhe përcaktimin e detyrave dhe sekretariatin. Dy materialet e tjera me të cilat jemi vënën në dijeni, t’i shohim dhe të shtyjmë për mbledhjen e ardhshme.

Enkelejd Aliebaj: Në lidhje me konstituimin, është detyrim i imi si kryetar, që për çdo rast të konsultohemi për caktimin e orarit. Lidhur me atë se çfarë ju thatë. Ne ende nuk jemi konstituar, dhe më pas secili prej anëtarëve për procedurë, do të duhet të kërkojë fjalën. Do të duhet që një nga anëtarët e palës tjetër të japë opinionin e vetë.

Gazmend Bardhi: 
Para se të jap opinion për çështjen e procedurës, besoj se ka problem me numrin e anëtarëve. Diku nga maxhoranca nuk duhet të jetë pjesë e komisionit. Janë 16 anëtarë. Komisionet kanë 9 dhe jo më shumë se 15 anëtarë sipas ligjit. Është ligji që e përcakton rendin e ditës së mbledhjes së parë. Më së pari komisioni duhet të ketë miratuar dhe rregulloren, e cila është standarde, e certifikuar disa herë nga çdo komision hetimor i ngritur prej vitesh. S’besoj se do të duhej më shumë orë për konsultim se 24 orë. Besoj se për t’ju përmbajtur dhe detyrimeve që ka ky komision, rendi i ditës do të duhet të qëndrojë asht siç e përcakton. Nuk është çështje e kryetarit, por duhet zbatuar ligji!

Lexo edhe :  Drejtori i spitalit të Lushnjës në SPAK për blerje votash

 

Enkelejd Alibeaj: Për ta shpjeguar edhe njëherë, mbledhja e parë konstituive, jo vetëm ka të paracaktuar momentin se kur mblidhet, ditën, por në ligjin përkatës, është caktuar se cili do të jetë rendi i ditës. Sa i takon vënies në dispozicion të materialeve, jemi munduar të krijojmë komiditet për të gjithë anëtarët e komisionit. Çështja e parë është konstituimi i këtij komisioni. Ju thashë edhe më parë, në konsultim dhe me sekretariatin, është bërë verifikimi i anëtarëve, dhe ky komision do të ketë këtë përbërje; Enkelejd Alibeaj, kryetar, Toni Gogu, zv./kryetar, anëtare Klotila Bushka, Blerina Gjylameti, Nasip Naço, Petri Koço, Bardhyl Kollcaku, nga PS.

Gazmend Bardhi nga PD, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferraj, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Petrit Vasili, deputet i pavarur. Secili prej grupeve parlamentare përcakton edhe anëtarët zëvendësues; Xhemal Qefalia, nga PS, Etien Xhafaj nga PS, Arbi Agalli nga PD, Lindita Metaliaj nga PD. Duke marrë edhe shqetësimin e zotit Bardhi, marrin pjesë anëtarët me të gjitha të drejtat. Anëtarët zëvendësues, thirren kur anëtarët e tjerë nuk marrin pjesë. Kështu që zoti Xhafaj mund të merrni pjesë sot, por nuk keni të drejtë që të jeni herë të tjerë. E konsideroj në mënyrë të konstituar komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Afati i këtij komisioni do të jetë tremujor dhe përfundimi i tij do të jetë deri në datën 4 janar.hetimi, zgjedhjethetimi

Të fundit

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Ditën e sotme në Vatikan do të mbahet mesha me të cilën fillon zyrtarisht papnia e Papa Leonit të...

“Fillon të çmendesh”/ Dëshmia e australianit që mbijetoi pesë vjet në një burg kinez

Ndarja e një qelie të pistë me dhjetëra të tjerësh, mungesa e vazhdueshme e gjumit, qeli me drita ndezur 24 orë në ditë, higjienë...

Nga pritja dy orë në shi tek darka më Presidentin Macron, Rama publikon fotoalbumin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku më 16 maj liderët nga 47 vende të Evropës u mblodhën...

Tirana në dy kohë, pas 26 maji 1996 dhe 11 majit 2025! (FOTO)

Kryesocialisti Edi Rama ka bërë një retrospektivë zgjedhjesh me një ecje të shpejtë në kohë dhe dy foto nga momente historike të Shqipërisë. I pari...

“Berisha babai im shpirtëror”, thirrja e Dash Sulës: Doktor je komunist, jep dorëheqjen

Dashnor Sula edhe pse e pranoi se Sali Berisha është babai i tij shpirtëror në politikë, i bëri thirrje kreut të PD nga studio...

Lajme të tjera

Web TV