Angelina Jolie është shfaqur në tapetin e kuq, si rrallë herë, së bashku me 5 nga 6-të fëmijët e saj në premierën e filmit “Eternals”.
Ylli i Hollywood shoqërohej nga Maddox, 20 vjeç, binjakët Vivienne dhe Knox, 13 vjeç, Zahara, 16, dhe Shiloh, 15-vjeçe.
Në sy ra veshja e Zahara, e cila pozoi në tapetin e kuq me fustanin e nënës së saj, që aktorja e mbante veshur në Academy Awards në 2014-ën.
Ndërsa djali i saj 17-vjeçar, Pax, ishte i vetmi që mungonte në premierën e filmit të Jolie.
Aktorja dhe ish-burri i saj, Brad Pitt janë përfshirë mosmarrëveshje kujdestarie për gjashtë fëmijët e tyre.
Eternals, ku aktrojnë Richard Madden, Kit Harington, Don Lee, Salma Hayek, Gemma Chan dhe Lauren Ridloff, do shfaqet në kinema më 5 nëntor.