Donaldi ‘hap zemrën’ në “Big Brother VIP”, flet për lidhjen me Bora Zemanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bora Zemani dhe Donald Veshaj vijojnë ende të komentohen shumë në media ndonëse i dhanë fund lidhjes së tyre pak muaj më parë. Çifti u nda në maj të këtij viti pas tre vitesh së bashku. Tani që aktori është bërë pjesë e “Big Brother VIP”, kurioziteti i publikut është shtuar lidhur me raportin e tyre dhe shkaqet e ndarjes.

Në lidhje me këtë, Donaldi ka folur hapur me Granitin, gjatë një bisede lidhur me marrëdhëniet e tyre të fundit. Ai ka treguar se ka 4-5 muaj që nuk është më me moderatoren, megjithatë tregon se ka qenë një lidhje e fortë.

“Ka 4-5 muaj që jemi ndarë. Po e kam dashur. Kemi qenë bashkë 2 vjet e gjysmë, kemi bashkëjetuar. Ka qenë diçka e fortë fare”, ka thënë Donaldi, duke shtuar se jeta bën të vetën.


Nga ana tjetër, Graniti ka treguar se lidhja e fundit e dashurisë së tij ka qenë para 6 muajsh, duke shtuar se ka qenë tejet i përfshirë në marrëdhënien që ka zgjatur rreth 1 vit.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV