“I kanë përmbushur kushtet”/ Varhelyi: Mos hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dëmton BE-në

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet, mos hapja e negociatave dëmton BE-në.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet, mos hapja e negociatave na dëmton.

Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në reforma në gjyqsor dhe luftën kundër krimit, janë arritur rezultate në luftën kundër korrupsionit. Maqedonia e Veriut ka bërë progres në reformat e vendosura nga BE, ka qenë e vendosur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, kjo luftë duhet të vijojë”, tha Varhelyi.