“Luftëtarë të shenjtë”/ Ministri taliban iu premton toka dhe para familjarëve të kamikazëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm të talibanëve, Sirajuddin Haqqani, terrorist i kërkuar në gjithë botën dhe një nga zyrtarët më të lartë të Afganistanit, ka lavdëruar sulmuesit vetëvrasës dhe u ka premtuar para dhe toka familjarëve të tyre.

Haqqani, lider i rrjetit Haqqani dhe i konsideruar si terrorist nga Shtetet e Bashkuara, me një dëmshpërblim prej 10 milionë dollarëve për kokën e tij, është takuar me familjarët e disa “martirëve” më 18 tetor në një hotel në Kabul, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë, Saeed Khosty. Khosty dhe llogaritë pro-talibanëve në Twitter, kanë publikuar fotografi që tregojnë Haqqanin duke u lutur dhe duke u qëndruar afër familjarëve, ndonëse në fotografi ai shfaqet vetëm nga mbrapa. Ministria e Brendshme ka thënë përmes një deklarate se Haqqani ka mirëpritur familjarët e bombarduesve, derisa viktimat i ka përshkruar si “luftëtarë të shenjtë”.

“Haqqani ka lavdëruar xhihadin dhe sakrificën e martirëve dhe muxhahedinëve”, duke iu referuar si “heronj të Islamit dhe shtetit”, ka raportuar transmetuesi shtetëror afgan, RTA, duke shtuar se ai është zotuar për ndarje të 125 dollarëve dhe tokave për secilën familje. Rrjeti Haqqani, grup militant i lidhur me talibanët, është përgjegjës për sulmet vdekjeprurëse ndaj forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan. Mijëra afganë janë vrarë në sulmet vetëvrasëse të kryera nga ky rrjet në dy dekadat e fundit. /REL

Të fundit

Dialogu me Serbinë, analistët: Çfarë e pret qeverinë e re?!

Pasi të formohet qeveria e re e Kosovës, përfaqësuesja për politike të jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha...

Shqipëria emeton Eurobondin 650 milionë € me interes 5% dhe periudhë maturimi 10 vite

Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro. Ky Eurobond...

Si reagon truri ndaj dashurisë, zbuloni faktet interesante

Dashuria është një koncept shumë dimensional dhe në një mënyrë ose tjetër mund të krijojë varësi. Por ndryshe nga varësitë e tjera, dashuria, ose të...

Baste sportive ilegale, një i arrestuar dhe një tjetër nën akuzë

 Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme, kurse dosja i kaloi Prokurorisë Durrës- Dy raste të...

Berisha në arrest shtëpie shkoi në SPAK me makinën e tij/ Xoxa u shoqërua nga policia

Të gjithë e kemi parë live se, kur Sali Berisha ishte në arrest shtëpie paraqitej në SPAK me Benz-in e tij privat dhe i...

Lajme të tjera

Web TV