KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjykatëses Manjola Beljeri nga Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shkarkimi i Bejlerit u vendos me shumicë votash nga trupi gjykues i KPK-së, i kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin.

KPK konstatoi mungese burimesh financiare në vlera të konsiderueshme për krijimin e pasurive si pasojë e pamundësisë për të provuar ligjshmërinë e disa burimeve të deklaruara, që u kundërshtuan nga gjyqtarja e Tiranës Manjola Bejleri.

Komisioni konstatoi mosdokumentimin e burimeve të ligjishme që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe totale 104 m2 në vitin 2003 kundrejt vlerës 41 mijë e 440 USD, pasuri e rivlerësuar në vitin 2017 në vlerën 13 milionë lekë.

Gjithashtu nga KPK u ngritën dyshime se gjyqtarja Bjeleri mund të ketë fshehur një automjet në emër të vëllait të saj.

Ky vendim është cilësuar nga Bitri si i padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin.

“Relacioni i KPK-së ishte i mbështetur në të pavërteta, hamendësime dhe në shifra të manipuluara e të dyfishuara qëllimisht në mënyrë flagrante”, deklaroi ajo pas seancës.

Manjola Bejleri e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Të fundit

20 mln euro, Granit Xhaka rikthehet në Premier League

Granit Xhaka bën rikthimin e bujshëm në Premier League, por këtë herë jo me Arsenal. Mesfushori shqiptar ka vendosur...

Kompanitë e basteve befasojnë Vllazninë, kuotat e konsiderojnë jashtë Evropës

Vllaznia do të përballet me Vikingurin këtë të enjte. Ndeshja në Islandë do të nisë në orën 20:45. Kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat e...

Dalin detajet: gafa nga SPAK, u arrestua “fukarai” në vend të Ilir Lloshit

Gazetari Fatmir Popja ka treguar historinë e Ilir Lloshit, një qytetari të thjeshtë dhe fukara nga Elbasani, i cili u arrestua ditë më parë...

Gjendet trupi i pajetë i një burri pranë “Urës së Drinit të Zi”

Gjendet trupi i pajetë i një burri pranë "Urës së Drinit të Zi". Lajmi në përditësim...

Përfundon intervista për 7 kandidatët për drejtues të BKH-së

Ka përfunduar zyrtarisht sot faza e intervistave në procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas zhvillimit të...

Lajme të tjera

Web TV