Iu gjetën 60 mijë euro në banesë, reagon ish-kreu i Kadastrës së Vlorës: Janë të vëllait!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Vlorës ka dyshime të forta se Klodian Troci, ish- shefi i Kadatrës në qytetin bregdetar, i arrestuar pak ditë më parë për akuzën e shpërdorimit të detyrës, mund të ketë falsifikuar të tjera dosje të pronave në fshatrat Dhërmi dhe Himarë.

Për këtë shkak, institucioni i akuzës ka sekuestruar një sërë dosjesh voluminoze dhe po kryen hetime, përderisa dyshimet janë se ai në bashkëpunim me zyrtarë dhe ish zyrtarë të tjerë, ka ndërhyrë në dokumente përmes falsifikimit.

Klodian Troci u prangos pak ditë pasi dha dorëheqjen nga detyra dhe gjatë kontrollit në shtëpi, atij iu gjet dhe sekuestrua një shumë prej 60 mijë eurosh. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, ish shefi I kadastrës deklaroi se paratë janë të vëllait që bën ndërtime, por prokuroria ka dyshime se ato janë para që rrjedhin nga burime të paligjshme.

Sipas dosjes së Prokurorisë, që nga viti 2019 deri në vitin 2021, Klodian Troçi, Bardhyl Gjika dhe specialisti në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumente arkivorë të pronësisë, si tapi tokash apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë.Troçi ka punuar për një periudhë gati tre mujore si drejtor në drejtorinë e pronave në Qarkun e Vlorës, ku më pas u zëvendësua nga Bardhyl Gjika. Ky I fundit dyshohet se inskenoi vjedhjen e dy dosjeve të pronave në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë, me qëllim që të fshihnin falsifikimin.

 

 

Pas arrestimit të tyre, prokuroria çoi në pranga edhe Trocin, pasi u zbulua se dokumentet e pronës ishin falsifikuar dhe nga afro 3 mijë metra që kishte në pronësi Spiro Duni sipërfaqja ishte thuajse trefishuar.

Lexo edhe :  Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Gjika dhe Troci aktualisht ndodhen në burg, Kreshnik Mino po hetohet nën masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa Spiro Duni ndodhet në spital për shkak të gjendjes shëndetësore.

Të fundit

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

Lajme të tjera

Web TV