Lindita Nikolla merr pjesë në Konferencën e kryeparlamentarëve të KE-së, takim dypalësh me Talat Xhaferrin dhe kreun e Kuvendit të Gjeorgjisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë qëndrimit të saj në Athinë, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën e kryeparlamentarëve të Këshillit të Evropës, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, zhvilloi një takim me homologun e saj në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferin.

Gjatë takimit u bisedua mbi zgjerimin e këtij bashkëpunimi si edhe rritjen e kontributin të Kuvendeve në nxitjen dhe mbështetjen e marrëdhënieve midis të dy vendeve.

Nikolla dhe Xhaferi vunë në dukje progresin e të dy vendeve në rrugëtimin evropian dhe plotësimin e të gjitha kushteve për mbajtjen e Tryezës së Parë Qeveritare me BE-në brenda vitit 2021.

Kryetarja e Kuvendit vlerësoi edhe rolin dhe kontributin e njohur të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për zhvillimin, përparimin dhe evropianizimin e vendit.

Gjithashtu ditën e sotme Nikolla u takua edhe me Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, Kakha Kuchava dhe gjatë takimit u bisedua mbi bashkëpunimin parlamentar, si edhe kontributin e parlamenteve në kryerjen e reformave integruese.

Kuchava e falenderoi Kryetaren Nikolla për mbështetjen e Shqipërisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë. Duke iu përgjigjur interesimit të kolegut gjeorgjian mbi reformën në drejtësi, Nikolla vuri në dukje se kjo reformë po zbatohet me sukses dhe besimi i publikut dhe qytetarëve te reforma në drejtësi është rritur.

Nikolla dhe Kuchava biseduan edhe për koordinimin midis të dy parlamenteve dhe të dy vendeve për mbështetjen e kandidaturave në organizatat ndërkombëtare. Kryetarja e Kuvendit, e ftoi Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, Kakha Kuchava, për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë këtyre takimeve ishin të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga.

Të fundit

Miratohet vendimi i ri për punonjësit e policisë, zbardhen kriteret për kompensimet

Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar sot vendimi për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për kompensimin...

Rikthehet tarifa për turistët në Venecia! Kush rezervon në minutën e fundit…

Tarifa e hyrjes në Venecia do të rifillojë nga e premtja, me risinë kryesore këtë vit që turistët e minutës së fundit do të...

Rama për kryebashkiaken e Bulqizës: Thanë është e divorcuar por arriti të fitonte…

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim me gratë dhe vajzat e Dibrës. Ai u shpreh se në Dibër do tentojë katër mandate dhe...

Çfarë këshille i dhanë prindërit pas daljes nga BBV?! Loredana Brati zbulon gjithçka

E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ka qenë Loredana Brati. Ish-banorja përfundoi rrugëtimin e saj në gjysmëfinalen e edicionit të katërt, në...

Rama flet në Dibër për kreun e SPAK: Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani?

Në takimin e tij me gra e vajza në Peshkopi, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur kreun e SPAK Altin Dumani. Rreshtoi një...

Lajme të tjera

Web TV