Përgjysmimi i numrit të urbanëve/ Revoltohet Braçe: Kriminale! Janë kthyer në bomba infeksioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u shpreh se vendimi i kompanive të linjave të transportit urban për të përgjysmuar numrin e autobusëve, është kriminal.

Ish- zv. Kryeministri thotë se autobusët janë kthyer tashmë në bomba infeksioni të virusit Covid. Më ketë mënyrë thotë deputeti i PS-së, ato po përhapin qëllimisht Covid-in.

“Ti themi gjerat sic jane: Kjo qe operatoret private po bejne me autobuset ne #tirane, eshte kriminale! I kam degjuar privatet ne ligjerime me pashe neper tv; Kam kuptuar qe “halli” i tyre eshte ekonomik-ka lidhje me fitimin, kontraktual. E kuptoni diferencen? Qendrimi i tyre konkret, ne linja autobusesh, per nje fitim kontraktual, eshte i njenashem e kriminal; Ne Tiranë ata, po qarkullojne autobuse qe jane doemos bomba infeksioni. Te perdoresh njerëzit qe levizin me autobuse per te arritur qellimet e fitimit kontraktual, eshte kriminale ne kushtet e nje pandemie. Eshte perhapje e qellimshme e infeksionit. Kaq per tani.”- shkruan Braçe.

Prej ditësh linjat urbane në Tiranë, po funksionojnë me gjysmë kapaciteti. Që pas daljes nga karantina në vitin e kaluar shoqatat e transportit gjatë protestave të zhvilluara kërkuan heqje akcize, ulje TVSH-je dhe rimbursim për personat që përfitojnë transportin falas. Teksa ka kaluar më shume se 1 vit pa u plotësuar, shoqëritë i kanë shtuar kërkesat e tyre.

Kërkesat e tyre minimalisht i kushtojnë buxhetit të shtetit 4.1 milionë euro. Konkretisht vetëm plotësimi i kërkesës për uljen e TVSH-së nga 20% që është aktualisht në 6%, në një vit i kushton buxhetit 1.8 milionë euro.

 

Të fundit

Vapë ekstreme në Iran! Temperaturat shkojnë mbi 52°C, qeveria në mungesë uji

Autoritetet iraniane kanë bërë thirrje për kufizimin e menjëhershëm të konsumit të ujit për shkak të valëve ekstreme të...

Biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK

Biznesmeni Ergys Agasi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, teksa kujtojmë se...

‘Kryengritje’ brenda republikanëve në SHBA

Dy javë pasi votoi për miratimin e një projektligji gjithëpërfshirës të politikave të brendshme që përfshinte shkurtime prej rreth 1 trilion dollarësh në Medicaid...

“Do sekuestrohet çdo objekt i pabanuar”, Rama jep paralajmërimin e fortë

Kryeministri paralajmëroi së do të konfiskohen për interes publik të gjitha objektet e braktisura në Shqipëri, të cilat janë të tilla që prej viteve...

Shërbime dentare me preparate të skaduara/ Arrestohen 2 dentistë, procedohen 12 të tjerë

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Dentare”, të zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar...

Lajme të tjera

Web TV