Twitter dhe Facebook e ndaluan nga platformat e tyre/ Trump krijon rrjet social

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish -presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se po hap një kompani mediatike me një platformë mediash sociale.

Zoti Trump e bëri njoftimin në një deklaratë për shtyp nëntë muaj pasi Twitter dhe Facebook e ndaluan atë nga platformat e tyre për shkak të nxitjes së kryengritjes ndaj Kapitolit më 6 janar.

Ish-presidenti tha se po krijon Grupin Trump për Media dhe Teknologji dhe aplikacionin “Truth Social” për të rivalizuar kompanitë e mëdha teknologjike që i kanë mohuar atij qasjen tek miliona vetë.

Kompania tha se aplikacioni i saj pritet të prezantohet këtë muaj dhe në fillim të vitit të ardhshëm të hidhet në qarkullim në shkallë vendi. Kompania tha gjithashtu se do të krijojë një shërbim televiziv me abonim me lajme, podkaste dhe programe argëtuese.

“DWA”, një firmë me qendër në Majami, mblodhi 287.5 milionë dollarë në një ofertë publike fillestare më 8 shtator për të financuar kompaninë e re./ VOA

Të fundit

Franca do të hedhë nga ajri 40 ton ndihma humanitare në Rripin e Gazës

Franca njoftoi të martën se do të hedhë nga ajri 40 ton ndihma humanitare në Rripin e Gazës duke...

Spanja rrit lejen prindërore të paguar në 19 javë

Qeveria e majtë e Spanjës miratoi të martën një reformë për të zgjatur lejen prindërore të paguar nga 16 në 19 javë për prind,...

1629 – Tërmet në Napoli, katastrofa shkatërrimtare me 10 mijë të vdekur

Më 1629, një tërmet i fuqishëm goditi zonën e Napolit në Italinë jugore, duke shkaktuar vdekjen e afro 10.000 personave dhe duke lënë gjurmë...

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm për cunami në të gjithë Paqësorin

Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë, më i forti në rajon në gati 73 vjet, goditi në orët e para të mëngjesit pranë Gadishullit...

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5 ditore në Skoci, Trump deklaroi...

Lajme të tjera

Web TV