Bllako: Vettingu i politikanëve do t’i jepte njëherë e përgjithmonë fund kësaj tallje publike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PS, Alqi Bllako, i cili ka qenë sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit kur ky dikaster drejtohej nga Lefter Koka, ka reaguar pas padisë së LSI për inceneratorin e Fierit.

Në një reagim për mediat, Bllako sqaron se ai ka pasur zero rol në çdo procedurë vendimmarrëse për dhënien e koncesioneve.

“Jam njohur nëpërmjet medias me padinë e tretë apo të katërt për të njëjtën çështje, e cila rihidhet në treg me qëllimin e vetëm për të prodhuar zhurmë. Pavarësisht pozicionit që kam mbajtur si Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mjedisit, ligji për konçensionet dhe partneritetin publik-privat i ka fare qartë të përcaktuara rolet dhe detyrat e çdo institucioni të përfshirë në proçes apo titullar/anëtar të komisioneve përkatëse. Sa i përket atyre që vazhdojnë të hedhin në treg akuza të tilla, mendoj se vetingu i politikanëve do t’i jepte njëherë e përgjithmonë fund kësaj tallje publike”, shprehet Bllako.

Të fundit

Shqipëria kundër Spanjës/ Sonte duele të forta në boksin olimpik dhe profesionist!

9 përballje të boksit olimpik dhe 5 të boksit profesionist e presin kombëtaren shqiptare në një natë të zjarrtë...

Elon Musk dhe “legjioni i heshtur”, i dha 15 milionë dollarë gruas që lindi fëmijën e tij

Raporti i Wall Street Journal që zbuloi planin sekret të Elon Musk për të pasur sa më shumë fëmijë të jetë e mundur, si pjesë e...

“Të fus në listë”/ Avokati braktis sallën e gjyqit: Nuredin Dumani më kërcënoi!

Tensione të forta në seancën për dosjen "Plumbi i artë". Avokati Ilirian Dyzeni, mbrojtës i Besian Xhixhës, pretendoi se u kërcënua nga i penduari...

Kujdes! Çokollata e famshme e Dubait mund të jetë kancerogjene

Del kudo, në çdo postim e rrjet dhe të gjithë u marrosën pas saj! Bëhet fjalë pikërisht për çokollatën e famshme të Dubait. “Çokollata...

“Miliona dollarë borxhe”/ Justin Bieber në krizë të thellë financiare?

Njerëzit të afërt të Justin Bieber janë të shqetësuar për këngëtarin. “Ai po përballet me shumë demonë të ndryshëm tani”, thotë burimi, sipas medias së...

Lajme të tjera

Web TV