Reagimi/ Amerika ultimatum Bashës: Voto “afatin” e vetingut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i ka kërkuar mazhorancës dhe opozitës që të votojnë ndryshimet kushtetuese për shtyrjen e afateve të vetingut në përputhje me rekomandimet e ONM. Po ashtu është kërkuar që reforma zgjedhore të bëhet sipas rekomandimeve të OSBE.

Amendamentet kushtetuese janë provë për bashkëpunimin mes dy forcave kryesore në vend, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Edhe pse nga të dyja forcat është shfaqur bashkëpunimi me “kushte”, ende asnjë hap konkret nuk është bërë. Megjithatë presioni me për uljen në tryezë dhe miratimin e amendamenteve vinë nga faktori ndërkombëtar. Në lidhje me zgjatjen e kohë veprimit e anëtarëve të Komisionit të vetingut ende nuk ka një sinjal pozitiv nga opozita dhe lideri i saj, pasi edhe në amendamentet që dërgoi kjo e fundit në Kuvend nuk është përfshirë. Por diplomatja amerikane e ka vënë theksin pikërisht në këtë pikë të ndryshimit kushtetues. Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë thirrje që parlamenti të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e anëtarëve të KPK dhe KPA.

Këtë deklaratë bëri Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ku thekson edhe se autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE edhe mbi zgjedhjet.
“Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e ONM, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut. Gjithashtu pajtohen që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE mbi zgjedhjet”, shkruan Kim. Mesazhi i dhënë nga diplomatja amerikane është një sinjal për opozitën dhe Lulzim Bashën që të ulen në tavolinë dhe të japin konsensusin për të votuar shtyrjen e afatit të anëtarëve të komisionit.

Shtetet e Bashkura të Amerikës janë të angazhuar në procesin e Vettingut të gjyqtarëve dhe kërkon me ngulm shtyrjen e afatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, deri në përmbylljen e këtij procesi. Levizja e mazhorancës Më 15 tetor, Partia Socialiste ndërmori hapin konkret për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut. PS propozon shtyrjen me 2 vite e gjysmë afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërsa për këtë, publikisht kanë kërkuar edhe mbështetjen e PD-së, megjithatë nuk ka ende një përgjigje nga këta të fundit.

Lexo edhe :  Video virale ku fliste për dashurinë / Gjylameti: Burrin e kisha shok klase…

Hetimi i zgjedhjeve, PD-PS nuk gjejnë dakordësinë as për orën, as për datën

Prej dy ditësh, mazhoranca dhe opozita nuk po gjejnë mirëkuptimin as për datën dhe orën e seancës së radhës të Komisionit Hetimor. Këtë të enjte, ishin socialistët ata që u paraqitën, ndërsa deklaruan se janë të gatshëm të vijojnë punën. Bashkëpunimi dhe dialogu janë ndër fjalët më të dëgjuara mes politikanëve gjatë muajve të fundit, por në praktikë palët duken larg. Prej disa ditësh, nuk po arrijnë të gjejnë mirëkuptimin as për datën dhe orën e seancës së radhës të Komisionit Hetimor për zgjedhjet. “Pasi ne e votuam me 74 votat tona morëm mbrapsht mallkime, paragjykime dhe sharje. Erdhëm përsëri më 18 tetor, donim vetëm një gjë miratimin e rendit të ditës, ku pika e 7 e saj ishte edhe mbledhja e radhës. Në kundërshtim të hapur në parimin e të barabartit mes të barabartëve, kryetari na e mohoi këtë të drejtë duke na shpërfillur, madje një nga anëtarët na etiketoi ‘gangster’”, tha Gogu, deputeti i mazhorancës.

Socialistët pretendojnë se munguan të mërkurën, pasi ishin njoftuar me vonesë nga kryetari Alibeaj, arsye për të cilën kishin propozuar thirrjen e Komisionit paraditen e së enjtes. “Dje propozuam që të takoheshim sot (dje), pasi u njohëm me dëshirën e tyre për t’u takuar. Ajo çfarë morëm është se vijmë këtu për të vazhduar mbledhjen dhe nuk janë të pranishëm. Ne do të vazhdojmë të vijmë edhe nesër, ne do të vazhdojmë sepse duam të zbatojmë ligjin për të hetuar të gjitha shqetësimet. Vetëm së bashku ne mund të mbrojmë integritetin e zgjedhjeve. Demokrati Enkelejd Alibeaj që drejton komisionin shikon te sjellja e kolegëve të mazhorancës dëshirën për të penguar hetimin e zgjedhjeve”, tha ai. Mbledhja e radhës e komisionit që do të hetojë garën elektorale të 25 prillit është lajmëruar për të premten.

Të fundit

Vota e diasporës/ Celibashi: Ja kur do të nisë shpërndarja e fletëve

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se emigrantëve, zarfi me fletën e votimit do t’u shkojë në banesë. Celibashi...

Kur ngatërrojmë Europën me BE dhe samitet me reformat!

Nga Lutfi Dervishi Por atëherë përse gjithë kjo histeri? Sepse jemi në fushatë.  Në një akt solemn, qeveria ka shpallur 15 dhe 16 majin ditë pushimi,...

Media britanike jehonë ishullit të Sazanit: Një parajsë për adhuruesit e natyrës!

E përditshmja britanike “Express” i ka kushtuar një artikull ishullit të Sazanit, duke e cilësuar një parajsë për adhuruesit e natyrës. por edhe një ishull...

Fletët e votimit për diasporën/ Nis përgatitja e zarfave

Komisioni qendror i zgjedhjeve po bën gati fletët e votimit për diasporën, që do t’u nisen shqiptarëve jashtë vendit për të marrë pjesë në...

Meghan Markle zbulon betejën e frikshme shëndetësore që përjetoi pas lindjes

Dukesha e Sussez, Meghan Markle ka lançuar episodin e parë të podkastit të saj të ri. Ajo ka treguar për herë të parë betejën...

Lajme të tjera

Web TV