Rruga në kryeqytet do mbajë emrin e ish-kampionit të boksit, Skënder Kurti. Veliaj: Qytetari i mirë i Tiranës sonë, mësues për shumë të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rruga e cila kufizohet nga akset “Kongresi i Manastirit” dhe “Faik Turdiu” pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë do të mbajë emrin e ish-kampionit të boksit Skënder Kurti, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar, pasi humbi betejën me Covid-19.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se ndihet i nderuar që Bashkia votoi unanimisht që një rrugë në Njësinë 3 të mbajë emrin e Skënder Kurtit.

“Skënder Kurti i ka shërbyer këtij vendi në ushtri, në gardë, në bashkinë tonë, por mesa duket, detyra më e lartë e njeriut është të jetë një qytetar i mirë. Sot nuk dua ta kujtoj Skënderin vetëm në funksionet që ka pasur, por edhe si Skënderin e mirë që kemi njohur, si qytetarin e mirë të Tiranës sonë, si mësues për shumë fëmijë e të rinj për të cilët nuk ishte vetëm trajneri i boksit, por ishte dhe një mentor, këshilltar, një vëlla i madh, ishte një prind i dytë. Më vjen mirë që një rrugë në lagjen tonë do të mbajë emrin e Skënder Kurtit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u dorëzoi familjarëve në shenjë simbolike një kopje të tabelës me emrin e rrugës. Familjarët e Kurtit falënderuan kreun e Bashkisë Tiranë për vendosjen e emrit të “Skënder Kurtit” në një prej rrugëve të kryeqytetit.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV