E lanë në ‘arrest shtëpie’, habit shqiptari: Nuk e duroj dot më gruan, dua të shkoj në burg

Një histori e pazakontë ajo e një 30-vjeçari shqiptar në Itali, i cili ndërsa ndodhej nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ka kërkuar të futet në qeli, pasi nuk e duronte dot më gruan e tij.

I riu shqiptar, i cili jetonte në Guidonia Montecello, pranë Romës, shkoi vetë në komisariatin e policisë, duke thënë se nuk mund të menaxhonte dot më bashkëjetesën me gruan e tij dhe se për këtë kishte zgjedhur më mirë të largohej nga shtëpia dhe të kryente dënimin në qeli.

“Jeta ime është bërë ferr, nuk mundem më, dua të shkoj në burg”, ka thënë ai në polici. 30-vjeçari ishte nën hetim për krime të lidhura me drogën, ndërsa pas paraqitjes në komisariat u fut në qeli pasi theu ‘arrestin e shtëpisë’.