“Ishte i eksituar gjithë kohën”/ Deklarata tronditëse për mbretin spanjoll: I injektuan hormone femërore për t’i ‘frenuar’ epshin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-mbretit spanjoll Juan Carlos iu injektuan hormone femërore për të kontrolluar dëshirën e tij seksuale të shfrenuar, ka pohuar një ish-shef policie në një seancë parlamentare.

Jose Manuel Villarejo tha gjithashtu se ish-monarkut, që tani jeton në një hotel luksoz në Abu Dhabi, iu dhanë bllokues të testosteronit nga shërbimi sekret spanjoll pasi libidoja e tij u kategorizua si ‘problem shtetëror’.

Villarejo, një ish-komisar i policisë spanjolle aktualisht në gjyq për një rast shantazhi, tha: “Qendra Kombëtare e Inteligjencës (CNI)] injektoi hormone femërore dhe bllokues të testosteronit për të kontrolluar epshin e tij sepse konsiderohej një problem shtetëror, ai ishte gjithë kohës i eksituar.”

Filantropistja danezo-gjermane Corinna Larsen, këngëtarja spanjolle Sara Montiel, guvenatorja belge Liliane Sartiau dhe princesha italiane Maria Gabriela de Saboya janë vetëm disa nga femrat që ai përflitet se ka shtruar në shtrat me to, përveç gruas së tij, Mbretëreshës Sofia.

Megjithatë, lajmet për libidon legjendare të ish-mbretit nuk janë të reja. Një autor spanjoll dhe historian ushtarak Amadeo Martinez Ingles shkroi një libër të titulluar “Juan Carlos: Mbreti i 5000 të dashurave”, duke grumbulluar prova të historisë së tij seksuale dhe duke e pikturuar mbretin si një të varur nga séksi.

Princesha Diana përflitet se ka qenë një nga zonjat që ish-mbreti ndoqi në një mënyrë romantike. Ekspertja spanjolle, Pilar Eyre ka vërtetuar pretendimin se ish-mbreti u përpoq të flinte me Princeshën Diana.

Një nga “takimet seksuale” të Juan Carlos thuhet të jetë me Maria Gabriela de Saboya, vajzën e mbretit të fundit të Italisë.

Juan Carlos mbretëroi si Mbret i Spanjës nga viti 1975 deri në vitin 2014 kur ai abdikoi në favor të djalit të tij Felipe VI.

Lexo edhe :  VIDEO/ Moment prekës në 'Anfield', ish-kapiteni i jep lamtumirën Diogo Jotës me lot në sy

83-vjeçari u largua nga Spanja për në Abu Dhabi në gusht të vitit të kaluar pasi prokurorët zviceranë hapën një hetim mbi llogaritë bankare që ai dyshohet se i mbante në parajsat fiskale.

Të fundit

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Ermal Mamaqi: Regjisorët nuk më jepnin role, prandaj bëra filmat e mi

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi ka folur së fundmi lidhur me largimin e tij nga bota e televizionit tashmë prej vitesh, ndërsa është fokusuar...

Berisha: Ramaduro të ndalojë terrorin mbi banorët e Thethit

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët...

Malltezi: Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetonte Berishën

Pas lirimit nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme, Jamarbër Malltezi rrëfeu në A2 CNN 20 muajt e arrestit shtëpiak,...

Lajme të tjera

Web TV