Kapet “Otoniel”, bosi më i madh i kokainës në Kolumbi/ Presidenti Duque: Goditje e krahasueshme vetëm me rënien e Escobar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat e armatosura të Kolumbisë kanë arrestuar Dairo Antonio Usugën, të njohur si Otoniel, një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Amerikën latine.

Presidenti Ivan Duque, e cilësoi ndalimin e Otoniel, si goditjen më të madhe ndaj trafikut të drogës në vendin e andeve që pas rënies së Escobar.

Otoniel, 50 vjeç, u kap gjatë operacionit “Osiris” në një zonë rurale të rajonit Uraba të Kolumbisë, që ndodhet në provincën Antioquia. Ai akuzohet për dërgimin e dhjetëra dërgesave të kokainës në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Duque tha se ai akuzohet gjithashtu për vrasje të policëve, rekrutim të të miturve dhe abuzim seksual të fëmijëve mes krimeve të tjera.

Kolumbia kishte ofruar një shpërblim deri në 3 miliardë pesos (rreth 800,000 dollarë) për informacion në lidhje me vendndodhjen e Otoniel, ndërsa qeveria amerikane kishte vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për ndihmën për gjetjen e tij.

“Kjo është goditja më e madhe kundër trafikut të drogës në vendin tonë këtë shekull”, tha Duque gjatë një video-mesazhi të transmetuar. “Kjo goditje është e krahasueshme vetëm me rënien e Pablo Escobar në vitet 1990.”

Një oficer policie vdiq gjatë operacionit, tha Duque.

Otoniel u ngrit për t’u bërë udhëheqës i grupit të trafikut të drogës Clan del Golfo, ose Klani i Gjirit, pas qëndrimit si gueril i krahut të majtë dhe më vonë si paraushtarak.

Klani del Golfo ka rreth 1200 burra të armatosur – shumica ish-anëtarë të grupeve paraushtarake të ekstremit të djathtë – dhe është i pranishëm në 10 nga 32 provincat e Kolumbisë.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV