L’Echo De Paris (1910) / Preteksti i mbylljes së shkollave shqiptare në Elbasan dhe Korçë nga qeveria turke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Tetor 2021

“L’Echo de Paris” ka botuar, të dielën e 11 shtatori 1910, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me pretekstin e mbylljes së shkollave shqiptare në Elbasan dhe Korçë asokohe nga qeveria turke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: 

Mbyllja e shkollave shqiptare

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga korrespondenti ynë i veçantë

Kostandinopojë, 10 shtator. 

Një vendim i rëndë sapo është marrë nga qeveria turke. Ajo urdhëroi mbylljen e shkollave shqiptare në Elbasan dhe Korçë, me pretekstin se shkronjat latine me të cilat mësohej gjuha shqipe në këto shkolla janë në kundërshtim me besimin mysliman dhe Kuranin.

Thuhet gjithashtu se shkolla të tjera shqiptare do të mbyllen. Me pak fjalë, është e sigurt se, pas ekspeditës në Shqipëri, shqiptarët nuk do të kenë më shkolla shqiptare, me plot fjalën, dhe as që do të lejohen të mësojnë gjuhën e tyre me shkronja latine. 

Ne duhet ta krahasojmë këtë vendim me një tjetër të marrë, sipas gazetave të Smirnës, nga Ministria e Mësimit (Arsimit) Publik. Kjo e fundit, në fakt, ka ndaluar mësimin e gjuhës greke në shkollat turke, në vilajetin e Aïdinit.

Këtu kemi të bëjmë me një vendim thelbësisht të gabuar, sepse mënyra e vërtetë për të tërhequr jomuslimanët në shkollat turke, domethënë në ato të shtetit, është të mësosh aty gjuhët amtare të këtyre jomuslimanëve, duke ruajtur turqishten, natyrisht, si gjuhën e parë në shkollë.

Duket se, me këto vendime të gabuara, turqit duan ta bëjnë Evropën të besojë, krejt gabimisht, se ata kanë një plan sekret për të turqizuar racat e ndryshme të Perandorisë. — P.

Të fundit

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 18:00, janë raportuar 22 vatra zjarri në të gjithë...

Rama: U sekuestruan 32 tonë produkte pa faturë! Zero tolerancë

Në 6 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë sekuestruar 32 ton produkte pa faturë. Kryeministri Edi Rama bën me dije se “6 ditë 32 ton...

VIDEO: Sherri në Ksamil mes dy pronarëve, dalin detajet! Si nisi problemi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të shtunë në Ksamil, ku shtetasi Agim Taraj dhunoi barbarisht pronarin...

Të pathëna në publik: Përse u largua Vaçe Zela nga Shqipëria?

Shkruar nga A.R.D. Një histori e dhimbshme ka ndodhur me të madhen Vaçe Zela në vitin 1993. Sikur të mos mjaftonte “dalja në pension para...

Vietnam, përmbyset anija turistike, 34 të vdekur

Një ngjarje rëndë ka ndodhur sot në Gjirin Ha Long të Vietnamit, ku një anije turistike u përmbys nga një stuhi e fortë, duke...

Lajme të tjera

Web TV