‘Si u ndje Rama që nuk ishte flamuri shqiptar në pritjen në Egjipt’/ Kryeministri nxjerr “bllof” ish-deputetin: Ja cili është rregulli elementar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ishte dje i pranishëm në një vizitë zyrtare në Egjipt, ku u prit edhe me ceremoni shtetërore, e pavarësisht marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve, vëmendja u përqendrua jo pak në një tjetër detaj gjatë pritjes, mungesa e flamurit shqiptar.

Mjaft komentues shkruan në profilin e Ramës në Facebook, duke e konsideruar një gjë të tillë turp. Po ashtu një reagim të ashpër pati edhe ish-deputeti Myslim Murrizi.

“Rama pritet në Egjipt me ceremoni “ madhështore”, por pa flamurin tonë Kombëtarë. Nuk di kush është ambasador i Shqipërisë në Egjipt, por cilido nga soj i këtyre që mund të jetë , duhet t’i vij turp që nuk ka mundësuar një flamur Kombëtar të Shqipërisë aty. Nuk di si është ndjerë Rama dhe ministrat e ministreshat që e shoqëronin kur banda frymore shtetërore Egjiptiane luante himnin tonë Kombëtarë, dhe para fytyrës së Ramës valëviteshin 4-5 flamuj të ndryshëm Egjiptian. Në Tiranë kur vjen kryeministri apo presidenti i kujtdo Shteti, nuk ngelet shtyllë e pishë nëpër rrugët ku do kaloj delegacioni pa flamuj kombëtarë të shtetit mik. Nëse ka qenë vizitë zyrtare e Ramës dhe tufës që e shoqëronte, ky është skandal dhe inferioritet Kombëtarë i plehrave që drejtojnë Shqipërinë si pengje dhe skllevër të pisllëkut të tyre. Nëse është vizitë private për pazar të radhës, për biznes apo për të strehuar paratë e vjedhura, atëherë nuk ka pse na çajnë trapin duke na e shfaqur nëpër media por ta ruajnë në albumin e tyre njëlloj si darkën tek Nusreti e ta shohin me nostalgji kur të shkojnë në të sëmës siç kanë shkuar të gjithë fundërrinat e këtij vendi prej 500 vitesh”, shkroi Murrizi.

Lexo edhe :  Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/Punimet për korsitë e reja drejt përfundimit (VIDEO)

E për t’i dhënë fund të gjithë këtij debati, kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve në Facebook, duke shkruar: “Nuk vendoset flamuri i shtetit tjetër në ceremonialin ushtarak të mikpritjes, rregull elementar në gjithë botën”.

Mes Shqipërisë dhe Egjiptit u nënshkruan një sërë marrëveshjesh ditën e djeshme, mes të cilave edhe ajo për linjën ajrore direkte Kajro-Tiranë.

 

Të fundit

Theth, banorët kundërshtojnë aksionin e IMT, përplasen me policinë

Dhjetëra banorë të fshatit turistik të Thethit, të cilët kundërshtojnë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonë, janë...

Raporti i KE-së për drejtësinë shqiptare: Ndryshe në letër, ndryshe në realitet

Në letër, drejtësia shqiptare ecën përpara... në realitet, hijet e vjetra ende përpiqen të ngadalësojnë hapin e saj. Politikanë që ushtrojnë presion, vendime të...

Automjeti në Maliq përplaset me pemën, e teproi me shpejtësinë

Një aksident i rëndë është shënuar para pak minutash në Maliq. Një mjet tip "Volkswagen" ka "fluturuar" me shpejtësi skëterrë nga rrethrotullimi kryesor i këtij...

A do të kandidojë në zgjedhjet e 2029? Kjo është përgjigjja e Salianjit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia blu u pyet nëse do të kandidojë për deputet në zgjedhjet...

Chivu kërkon mesfushorin e ëndrrave, Interit i duhen 50 mln euro

Hakan Calhanoglu pritet të largohet nga Interi dhe trajneri Chivu duket se e ka të qartë se cili duhet të jetë zëvendësuesi i tij. Në...

Lajme të tjera

Web TV