Vrasja e dyfishtë në Vlorë/ Dalin emrat e viktimave, si nipi e vrau xhaxhain dhe më pas veten

Një krim tronditës u regjistrua ditën e sotme në Vlorë, ku nipi vrau me armë gjahu xhaxhain e tij dhe më pas veten.

Mësohet se viktimat janë Genci Koreta, 39 vjeç dhe Jorgji Koreta, 64 vjeç.

Dinamika e krimit

Shtetasi Genci Koreta, 39 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, shtetasin Jorgji Koreta, 64 vjeç, e më pas veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.