Direktiva e BE: Siguracion i detyrueshëm edhe për makinat jo në përdorim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një direktivë e re e Bashkimit Europian përcakton që edhe makinat që nuk janë në përdorim, të mbyllura në oborret e banesave, në garazhe ose në çdo rast tjetër të palëvizshme, duhet të kenë gjithsesi siguracion.
Ndaj, të gjithë ata që i lënë automjetet e tyre të parkuara dhe jo në përdorim, duhet të kenë sigurimin nga palët e treta.

Nga kjo direktivë shpëtojnë vetëm ato automjete që kanë probleme teknike, pa goma apo motorë dhe që konsiderohen të paafta për të qarkulluar.
Direktiva e BE-së kërkon mbulim sigurimi edhe për motoçikletat, shkruajnë mediat italiane.
Direktiva evropiane për përgjegjësinë motorike, e cila u miratua javën e kaluar nga Parlamenti Evropian, nuk ju lejon as pezullimin e një policë sigurimi të përgjegjësisë motorike kur nuk jeni duke përdorur mjetin.

Ndërkohë, duhet të jenë të siguruara edhe skuterat, biçikletat me pedale dhe automjetet elektrike, të cilat janë shtuar në masë edhe në Shqipëri, raporton Sigurime.Online.
Rregullat e reja, të cilat ndryshojnë Direktivën 2009/103, nuk do të hyjnë në fuqi menjëherë: pas miratimit zyrtar nga Këshilli i BE-së dhe publikimit në Gazetën Zyrtare të unionit, shtetet kanë dy vjet kohë për ta vënë në zbatim.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor aktualisht në Shqipëri ka 702,318 mjete rrugore aktive.

Vetëm gjatë vitit 2021 në periudhën janar-maj janë shtuar 25,507 automjete të reja në qarkullim. Në krahasim me 10 vite më parë, sot në Shqipëri ka 75% mjete më shumë.
Ndërkohë, pandemia e Covid- 19 ka ndikuar në rritjen e numrit të automjeteve në vend që qarkullojnë pa sigurim të detyrueshëm.
Mësohet se janë rreth 136 mijë automjete që nuk kanë bërë sigurimin e detyrueshëm motoric, TPL.

Lexo edhe :  Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 4 mijë gjoba gjatë 10 ditëve dhe 18 të arrestuar

Shifra u publikua korrikun e shkuar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete gjatë raportimit vjetor para Komisionit të Ekonomisë në Kuvend.

Mete vuri në dukje faktin se pandemia rriti me 22 % numrin e makinave të pasiguruara, shifër që përbën një risk sistemik për Fondin e Kompensimit dhe për gjithë tregun e sigurimeve.

Të fundit

The Telegraph: Trump do t’i ofrojë Putinit mineralet e rralla të Alaskës

Presidenti amerikan Donald Trump, po përgatitet t’i ofrojë Presidentit rus Vladimir Putin qasje në burimet e mineraleve të rralla,...

Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Këtë të enjte, më 14 gusht, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë prej javësh...

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë të përfytyrosh djaloshin imcak me...

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të banuara.  Autoritetet njoftuan viktimën e...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Lajme të tjera

Web TV