PD dërgon në Kushtetuese çështjen “Beccheti”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demokratët kanë dorëzuar dje në Gjykatën Kushtetuese një padi për vendimin e Kuvendit që nuk pranuan të ngrinin komision për çështjen “Beccheti”. Opozita shpreson që kushtetuesja të deklarohet në favor të tyre për të vijuar më pas në hetimin parlamentar për këtë çështje.

PD ka dorëzuar dje në Gjykatën Kushtetuese një padi për vendimin e Kuvendit për mosngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen ‘Becchetti”. Në një deklaratë për mediat, Grida Duma akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka frikë të hetojë këtë çështje, duke e bërë atë përgjegjës për dëmshpërblimin prej 120 mln euro që shteti shqiptar duhet t’i paguaj Becchetti-t, me vendim të gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi. Duma thekson se ngritja e një Komisioni Hetimor nuk ka nevojë për miratimin e asnjë force politike, duke theksuar se PD do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje. “Fitorja e parë e PD është fakti që ata treguan publikisht që nuk miratojnë dot një komision hetimor pasi është e qarët që është çështje e humbur. Komisionet hetimore nuk kanë nevojë për miratimin e asnjë force politike. PD nuk mund të ndalojë me një fitore publike e mediatike, që për këtë çështje Rama ka frikë të hetojë pasi është shkaktar përgjegjës për 120 mln euro, për të cilat komisioni hetimor po vonohet,por megjithatë nuk do të pengohet. 120 mln eurro i arbitrazhit ndërkombëtar që ndëshkon Shqipërinë, ku shkaktar është Rama pasi politika merr hak ndaj një medie. Kjo është çështja dhe ne do luftojmë që shqiptarët mos të paguajnë 120 mln euro, por ta paguajnë shkaktarët, Rama and co”, tha Duma.

Kërkesat

Partia Demokratike ka dërguar dy kërkesa në Gjykatën Kushtetuese. E para lidhet me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe e dyta me deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit të Kuvendit për mosmiratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor Becchetti. Më 14 tetor, Kuvendi vendosi që të miratonte ngritjen e komisionit hetimor për “25 prillin” me 123 vota pro, dhe rrëzoi, ashtu siç kishte paralajmëruar Rama, komisionin për “Beçhettin” me 46 vota pro dhe 77 kundër. PS e ka konsideruar ngritjen e këtij Komisioni Hetimor se është në kundërshtim më ligjin. Sipas PS ky Komision Hetimor nuk mund të ngrihet, pasi cenohet interesi i Shqipërisë teksa vendi është ende në proces gjyqësor për çështjen dhe ka një vendim të një gjykate Arbitrazhi se me një klauzolë konfidencialiteti dhe nuk mund të publikohen dokumente të procesit. Sipas PS kjo çështje nuk mund të bëhet objekt i një debati publik, siç ndodh në një komision parlamentar hetimor.

Të fundit

Në Gjermani ka më shumë familje të mëdha, pjesa më e madhe e tyre me origjinë emigrantësh

Ka gjithnjë e më shumë familje me tre ose më shumë fëmijë në Gjermani. Shumë prej tyre janë me...

Shtëpia e Bardhë: Trump ratifikon marrëveshjen me Kinën për mineralet e rralla

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare me Kinën, njoftoi Presidenti i SHBA-ve Donald Trump gjatë një eventi. Marrëveshja u konfirmua edhe...

Grabitet shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles! Hajdutët hynë në shtëpi me forcë dhe…

Shtëpia e aktorit Brad Pitt në Los Angeles është grabitur nga disa hajdutë. Tre persona hynë me forcë në banesën në Los Feliz përmes një...

Britaniket bombardojnë gabimisht San Marinon,  lënë të vrarë 35 civilë

27 qershor 1944 Më 1944, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, shteti i vogël dhe neutral i San Marinos u përfshi në mënyrë tragjike...

‘Telegraph’: Shqipëria kryeson listën e 10 vendeve më të mira evropiane për pushime

Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare, shkruhet...

Lajme të tjera

Web TV