Alec Baldwin vrau aksidentalisht kineasten, stafi po qëllonte kanaçe birre me plumba të vërtetë pak para ngjarjes tragjike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja e rëndë në botën e Hollywood-it , ku drejtorja e fotografisë Halyna Hutchins humbi jetën pasi u qëllua aksidentalisht nga aktori Alec Baldwin gjatë xhirimeve është ende në hetim ku fokusi kryesor është tek municionet që janë përdorur në shesh xhirim.

Arma që përdoren për xhirim janë pa municion të vërtet, por në këtë ngjarje, vetë aktori Baldwin nuk e dinte që po përdorte një armë me plumba të vërtet pasi sipas tij, i ishte thënë e kundërta.

Se si përfunduan plumbat e vërtet në atë pistoletë që shkaktoi vdekjen e drejtoreshës së fotografisë së filmit ende nuk dihet, por sipas hetimeve deri tani është zbuluar se arma po përdorej më herët nga anëtarë të stafit duke qëlluar kanaçe birre për t’u argëtuar dhe kaluar kohën.

Kur erdhi koha e provave për film, asistenti i parë i regjisorit David Halls i ka dhënë aktorit po këtë armën duke thënë se “është një armë e ftohtë” term që përdoret në film për të treguar se arma nuk ka municion të vërtet brenda. Më pas ndodhi tragjedia.

Prokuroria tha se një ‘sasi e madhe plumbash’ ishin gjetur në set , ndërsa ndaj aktorit Alec Baldwin nuk përjashtohet mundësia e ngritjes dhe akuza penale.

Kinematografja Halyna Hutchins u qëllua për vdekje në gjoks nga aktori në xhirimet e filmit ‘Rust’, ndërsa regjisori Joel Souza, i cili qëndronte pas saj, mbeti i plagosur.

Të fundit

Premtimi i bujshëm që Perez i ka bërë Modric, pas transferimit te Milan

Pas një dekade suksesi të jashtëzakonshëme me Real Madridin, mesfushori kroat Luka Modric u largua këtë verë si lojtar...

Breshëri plumbash mes dy automjeteve në Tetovë, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tetovë. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se një person ka humbur jetën dhe...

Kurseu 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit...

Vrau 3 persona në Gjilan, autori ka foto me Osmanin dhe Kurtin

Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia e Kosovës. Policia e Gjilanit po kërkon...

“Te Bayern po kaloja në depresion, shpëtova nga Liverpool”

“Nëse ne nuk do të ishim duke jetuar me të në Mynih, do të binte në depresion”. Kështu janë shprehur prindërit e mesfushorit Gravernberch,...

Lajme të tjera

Web TV