Bëri simbolin e shqiponjës me duar, Miss Serbia lë konkursin dhe i kërkon falje kombit të saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miss Intercontinental Serbia Valentina Petroviç ka reaguar pasi bëri me duar shqiponjë dykrenare teksa pozonte me Miss Shqipërinë, Miss Malin e Zi dhe Miss Kosovën. Ky veprim i saj shkaktoi jo pak zhurmë dhe Valentina përmes një postimi në rrjetet sociale është detyruar që të kërkojë falje dhe të lerë garën.

Ajo thotë se ai moment ka qenë një pakujdesi dhe “spontaniteti budalla”, teksa i kërkon falje kombit të saj, Kosovës, familjes dhe të gjithë atyre që janë bërë konfuzë për shkak të pamaturisë së saj dhe rënien në grackë të qëllimeve të këqija të dikujt tjetër.

“Dua të bëj një njoftim publik për foton që po qarkullon në rrjetet sociale! Në një eufori të vrullshme për festën më ftuan të bëja një foto, qëndrova pranë vajzave me shpejtësi të madhe dhe vajzat m’i vunë duart në eufori. Nuk kisha qëllime të këqija, ishte një moment pakujdesi dhe spontaniteti budalla.

Unë dua t’i kërkoj falje të gjithë kombit tim, popullit të Kosovës dhe Metohisë, shoqërisë sime, familjes sime që janë konfuzë për shkak të fotografisë së bërë dhe pamaturisë sime dhe rënies në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër. Unë e dua dhe inkurajoj vendin tim dhe vlerat e tij. Shteti ynë është simboli i vetëm që mbaj në zemër. Unë thjesht nuk mendoja kur ndodhi ky akt.

Më vjen shumë, shumë keq, ndaj, përveç një ndjese të thellë, mora vendimin t’u kërkoja leje organizatorëve për t’u larguar nga konkursi dhe kështu të çlirohem nga presioni aktual që po mbaj. Më vjen shumë keq për këtë, por thjesht ndodhi në mënyrë të pamatur. Më duken të vështira të gjitha mesazhet dhe kritikat, por keni të drejtë. Më falni, shpresoj të më kuptoni”, tha Petroviç në reagimin e saj.

Të fundit

Deputeti i PD: Si i gënjeu Berisha demokratët tre vite më parë

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj, tha se në zgjedhjet e 11 majit nuk kishte garë mes partive. Në një lidhje intervistë...

14 shtete ngrenë padi kundër Musk për shkurtimet e shpenzimeve federale

Gjyqtarja amerikane Tanya Chatkan i ka lejuar një grupi prej 14 shtetesh të ngrenë një padi kundër përpjekjeve të miliarderit Elon Musk për të...

Kryebashkiaku i Londrës mbështet thirrjen për reformën e ligjit për kanabisin

Një raport i mbështetur nga kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, bën thirrje për dekriminalizimin e posedimit të sasive të vogla të kanabisit për përdorim...

“Kërcënim për sigurinë”, ky vend kërkon ndalimin e rusëve nga hyrja në zonën e Shengenit

Ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braze, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të ndalojnë lëshimin e vizave turistike të Shengenit...

BSH prezanton raportin e BERZH/ Sejko: Politikat të jenë të harmonizuara me integrimin

Banka e Shqipërisë po prezanton raportin e tranzicionit të BERZH. Guvernatori i BSH Gent Sejko u shpreh se politikat industriale që duhet të ndërmarrë vendi...

Lajme të tjera

Web TV