PD-ja sot si një “puzzle” e shprishur, si duhet formuar nga e para?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Jam nga ata që mendoj se e njoh deri diku mirë Partinë Demokratike, se partitë s’njihen deri në fund, por shikohet ç’bëjnë dhe çfarë arrijnë. Po e përfytyroj dhe krahasoj gjendjen e tanishme në PD si rrjedhojë e të shkuarës së saj, si një imazh “puzzle” të shprishur rrëmujshëm. E ardhur kjo nga të gjitha duart e mundshme, edhe ato të futura fshehurazi si kthetra, të gjitha këto duar nxituan secili të bënte diçka a të merrte pjesën e tij. Por harrojmë nëse vetëm marrim, secili pjesën e vet, siç e lakmon, imazhi i forcës tonë mpaket deri në shkatërrim. Ne harruam me tendencë apo me naivitetin e një fëmije, që për ta prishur është e lehtë, por sa mund e sakrifica, dëshira dhe ëndrra janë dashur në vite për ta ndërtuar. Opozita si mision është me e hershme se partitë e saj. Ehhh… kush mund do ta kishte menduar nga demokratët në qershorin e vitin 2013 kur do humbisnin zgjedhjet, që ata që (ri)erdhën, pra qeverisja e socialistëve rilindas do ishte kaq e gjatë?! Kalavari i qëndrimit të demokratëve në opozitë  po shkon përtej një dekade… Mendoj që askush prej nesh nuk e kishte çuar në mendje por pse jo le të themi që edhe nuk e kishin parë as në ëndrrën më të keqe, pa përjashtuar edhe ata demokrat të zhgënjyer që në qershor të 2013 zgjodhën të mos votonin më për Partinë Demokratike si forcë qeverisëse e vendit. Jo vetëm demokratët, por nuk besoj ta kishin menduar edhe vetë socialistët rilindas përtej dëshirës nuk e kishin imagjinuar këtë qeverisje kaq të stërgjatë.

Partia Demokratike duhej ta linte pushtetin, të binte, ta themi me gjuhë politike, ta mbyllte aty qeverisjen e vendit, ku e la, sepse kështu funksionon demokracia e vërtetë, nëse nuk jep, ikën, për të dhënë me shumë më pas, por kurrësesi nuk mund të mos ishte e të mos jetë një alternativë qeverisjeje në të ardhmen. Edhe pse gjatë qeverisjes se mëparshme demokratët bën gabime apo edhe në disa raste u abuzua me pushtetin e besuar nga qytetarët, por duhet theksuar që kishte edhe pjesën tjetër të medaljes, kishte edhe atë të arrritjeve të pamohueshme. Kujtojmë liberalizimin e vizave, futja e vendit në NATO etj etj. Me PD u vra frika dhe nisi ëndrra euroatlantike e Shqipërisë. PD ishte dhe është aleati i natyrshëm politik i SHBA-se. Ishin punë të bukura e të dobishme për vendin që mbajnë vulën e demokratëve. Në të vërtetë kjo e dyta duhet të ishte patjetër flamuri i mundësive për ringritje, si një forcë që tregonte dhe përcillte pjekuri politike dhe kishte kaluar etapat e adoleshencës të saj politike. Unë mendoj që për partinë demokratike ka ardhur koha e të vërtetave, të vlefshme për Shqipërinë, sepse këto tetë vite  ajo nuk ka arritur të merret as me veten duke ndrequr edhe as me qeverinë për opozitë reale e jo retorike opozitare. Partia Demokratike nëse do dhe duhet të jetë opozita e vendit dhe në një moment të tretë alternativa e sigurtë e qeverisjes nesër, duhet t’ia filloj nga vetvetja. Radikalisht! Duhen pranuar të vërtetat, ato duhen shprehur hapur në forumet e partisë, nga analizat dhe reflektimet nuk vinë problemet, por kuptohen dhe zgjidhen. Në PD mungojnë analizat e vërteta, kalohet nga humbja në humbje duke bertitur: “Rama ik!”. Kur gabimet mbarten dhe fshihen, problematikat agravojnë situatën, si momenti gjendjes së tanishme. Kur copëzat janë shpërnadarë sa andej këndej. Për mua, por besoj edhe për shumë të tjerë, Partia Demokratike sot i ngjason një puzzle të shprishur totalisht nga duart e të gjithëve apo nga disa duar, gjykojeni vet, nga ato që janë me të mëdha apo më brenda. Nuk duhet të harrojmë është përgjegjësi, mision, Partia Demokratike i duhet jo vetëm demokratëve, por të gjithë shqiptarëve, i duhet vendit, adhmërisë. Shqiptarëve ju intereson një opozitë e fortë, një alternativë për qeverisjen e nesërme dhe jo domosdoshmërisht fati i liderit të saj, por fati i opozitës. Lider në demokraci është ideali, misioni.

Lexo edhe :  SPAK çel fushatën elektorale në një ditë me Berishën

Mendoj që momenti i tik takut të riforcimit të PD-së, ose dhe të riformimit të saj si një forcë e denjë e përfaqësimit dhe e perkushtimit sa më të gjerë  të interesit politik ka mbërritur, nuk ka më kuptim të vazhdojë duke u tërhequr zvarrë. Sot ka ende mundësi për t’u ringritur, duhet kontributi i të gjithëve për riformimin e imazhit të ri të PD-së, që është ai për të cilin u themelua, jo thjesht nga lart, por nga poshtë, nga populli demokrat, duke vendosur sipas rregullave dhe standarteve të gjitha format në vendet e duhura. Nëse themi që PD-ja është aset kombëtar, ajo nuk i përket më vetëm lidershipit të saj. PD-ja shkon përtej interesave individuale të drejtuesve të saj. Drejtuesit e djeshëm, të sotëm e të gjithë të tjerët padiskutim janë pjesë e domsdoshme për krijimin e imazhit. Por misioni s’është imazh, është vepër. E vërtetë që të formohet “puzzle” duhen të gjitha copëzat, duhen të gjithë. Nuk mund të vazhdohet kështu të copëzuar, disa në foltore, disa në zyra, disa në rrugë e disa në mes të katër rrugëve. Një gjë është e sigurt nëse nuk kemi forcën dhe vullnetin të kontribojmë në formimin e një imazhi të ri pune të Partisë Demokratike i cili të përqafohet nga shqiptarët, jo vetëm që qeverisja e socialistëve do jetë edhe më e gjatë se kaq, pra sundim i së shkuarës, me të gjitha kuptimet, por ka shumë gjasa që copëzat e “puzzle-it” tonë do të humbasin për të mos u bashkuar më kurrë. Por s’i besoj këtij mallkimi për vendin…

Ky është një botim ekskluziv i Gazetës Fjala. Ndalohet rreptësisht ripublikimi i tij pa e cituar burimin, në të kundërt ndërmerren masa ligjore. ®

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV