Barcelona shkarkon trajnerin Ronald Koeman, ja kush pritet ta zëvëndësojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona shkarkoi trajnerin Ronald Koeman të mërkurën pas humbjes 1:0 ndaj Rayo Vallecano.

“Presidenti i klubit, Joan Laporta, bëri njoftimin për vendimin pas disfatës ndaj Rayo Vallecano-s”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Ronald Koeman do t’i thotë lamtumirë skuadrës të enjten në Ciutat Esportiva. FC Barcelona dëshiron ta falënderojë për shërbimin e tij për klubin dhe i uron gjitha të mirat në karrierën e tij profesionale”, thuhet më tej.

Nuk mund të mohohet se rezultatet e Barcelonës këtë sezon kanë qenë të dobëta. Në 13 ndeshje deri më tani, ata kanë fituar pesë, kanë humbur pesë dhe kanë barazuar tre. Ata kanë shënuar vetëm 16 gola dhe kanë pësuar 17, dhe ende nuk kanë fituar një ndeshje jashtë fushe. Barça është në vendin e nëntë në La Liga me 15 pikë në 10 ndeshje.

Disfata e së mërkurës erdhi pasi skuadra humbi kundër Real Madridit të dielën.

Situata financiare e klubit çoi në largime, veçanërisht të Lionel Messit dhe Antoine Griezmann. Kjo ishte një pengesë serioze për Koeman.

Sipas mediave lokale, ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez thuhet se është kandidati më i përfolur për të zëvendësuar Koemanin.

 

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV