Hetimi parlamentar për zgjedhjet dështon pa filluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur për hetimin e zgjedhjeve të  25 prillit dështon në të trija mbledhjet. Ende nuk është arritur të merret asnjë vendim për shkak se mazhoranca braktisi komisionin dhe Kuvendi i ndërpreu lidhjen direkt me median. Pas gjithë këtyre përpjekjeve, a i intereson PD-së dhe PS-së të hetojnë 25 prillin?

Nga tre komisione që kërkoi Partia Demokratike, Partia Socialiste i ka pranuar vetëm një, atë të hetimit parlamentar të zgjedhjevë të 25 prillit. Ky komision i drejtuar nga demokrati Enkelejd Alibeaj asnjëherë nuk ka mundur të finalizojë një seancë deri në fund. Për të disatën herë, mazhoranca pas debatit me demokratët është larguar sërish ditën e djeshme, duke i lënë ata të bëjnë monolog. Dhe nuk ndodhi vetëm kjo. Gjatë seancës, deputetëve ju është ndërprerë transmetimi “live” me median, pasi mbledhja nuk mund të zhvillohej dot pasi ka pasur mungesë të koorumit.

Debati

Kryetari i Komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 Prillit, Enkelejd Alibeaj akuzoi mazhorancën se me bojkotin që po bën po pengon punimet e këtij komisioni. Sipas Alibeajt, qëllimi i mazhorancës “është të pengojë të thirret dëshmitar Edi Rama”. “Ata s’duan të lejojnë që të thirret si dëshmitar Edi Rama, të thirren e të merren dokumente për patronazhistët që ndodhen në selinë e PS, s’duan që të merren të dhëna për shpërblimet 120 mln euro për rindërtimet, kanë marrë para nga buxheti i shtetit edhe ata që s’kishin probleme me tërmetin kundrejt votës. S’duan të japin të dhëna zyrtare për punësimet e përkohshme para zgjedhjeve, me qëllim për t’u marrë votën. Është fare e thjeshtë pengesa e tyre, unë do zbatoj ligjin”, tha kryetari i Komisionit. Alibeaj deklaroi edhe një herë se do të ngrihet kërkesë për procedim disiplinor dhe kallëzim penal ndaj administratës së Kuvendit për ndërprerjen e sinjalit të transmetimit të komisionit hetimor. “Për administratën që hyn furishëm në kundërshtim me rregullat për të penguar punimet që heq sinjalin, kaq në panik janë heqin sinjalin që ju mediat e publiku të mos shohin çfarë po hetojmë, këto janë detyrime të çdo deputeti e imja po e po, për të paraqitur kërkesë për procedim disiplinor dhe kallëzim penal për shpërdorim detyre për pengim të punimeve të Kuvendit. Kuvendi ka ndërprerë sinjalin e regjisë së saj duke lënë mediat në ‘terr’, ndërkohë që demokratët kanë vijuar transmetimin në rrjetet sociale. Anëtarët e Komisionit Hetimor janë ‘sajuar’ me një celular të cilin e kanë kaluar dorë më dorë, duke publikuar në Facebook qëndrimet e tyre.

Lexo edhe :  3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

A e kërkon PD të drejtën e 25 prillit?

Partia Demokratike e ka nisur si një shoë politik këtë komision hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Në çdo seancë, komisioni nuk ka mundur të marrë asnjë vendim, pasi ende nga ky komision nuk mund të dalë asnjë shkresë zyrtare për t’ju drejtuar institucioneve, pasi mungon vula e sekretarit, që ky i fundit ende nuk është zgjedhur. Ky komision duket se nuk i intereson as Partisë Demokratike dhe as Partisë Socialiste pasi duket se të dyja palët po i japin më shumë kohë debateve pa vendime dhe mbi të gjitha pa vënë një objektiv të qartë mbi qëllimet. Nëse Partia Demokratike do të ishte shumë e shqetësuar për fatin e votave te demokratëve dhe blerjen e votave, pas zgjedhjeve dhe pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, ajo nuk ju drejtua me rekomandim Komisionit Evropian. Pra Basha nuk u interesua që këtë çështje ta ngrinte në një nivel ndërkombëtar, por ta lërë në dorë vetëm të gjykatave shqiptare. Për aq kohë sa Partia Demokratike nuk bëri asnjë hap për të kërkuar “të drejtën” e saj “të faktuar”, mes dy partive ka interesa më të mëdha se votuesit e djathtë të votuan Bashën dhe PD-në. Po aq interes që ky komision të dështojë ka Partia Socialiste, e cila ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Fati vazhdon të jetë i njëjtë si i komisioneve të tjerë.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV