“Nuk pajtohem me Open Balkan”/ Rama replikon me komentuesin: Është e ardhmja, bashkimi i shqiptarëve nuk bëhet me avazin e vjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues, i cili i shkruan kreut të qeverisë se nuk bie dakord me iniciativën ‘Open Balkan’. Sipas tij, shqiptarët kanë nevojë për bashkim dhe kjo nuk arrihet përmes ‘Open Balkan’. Komentuesi i shkruan Ramës se serbët nuk i duam pasi na cënojnë territorin tonë dhe detin.

“Jetë të gjatë o kryeministër me të gjitha politikat e tua pajtohem përveç një (Jo Open Balkan). Shqiptarët kanë nevojë për bashkim kështu qe serbët nuk i duam as në Det e as në territorin tonë”, ka shkruar komentuesi”, shkruan komentuesi.

Në përgjigjen e tij kundrejt komentuesit, Rama thotë se ‘Open Balkan’ është e ardhmja dhe vetëm kështu mund të bëhet bashkimi i shqiptarëve. Kryeministri shton se të kaluarën duhet ta lëmë pas dhe detin nuk na e merr askush, por duhet ta përdorim si një pikë strategjike të vendit tonë për të krijuar rritur ekonominë.

“Ora e historisë shkon përpara dhe kush ia tërheq akrepat mbrapsht thjesht gënjen veten! ‘Open Balkan’ është e ardhmja dhe bashkimi i shqiptarëve bëhet me mjetet e të ardhmes, jo me avazin e vjetër të së shkuarës. Sa për detin, duhet të jemi shumë të qetë, se detin që na e ka dhënë Zoti nuk na e merr dot askush, por duhet të jemi edhe të mençur që edhe nga deti të krijojmë më shumë ekonomi e mirëqenie”, shkruan Rama.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV