Salah po “gris” rekordet, tani pret shpërblimin nga Liverpuli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E diela e transformoi përfundimisht në “macen e zezë” të Mançester Junajtidit. Momo Salah u bë i vetmi lojtar i Liverpulit që shënon në tri ndeshje radhazi në “Old Trafford” dhe afrikani që ka realizuar më shumë gola në historinë e kampionatit anglez (107). Me tripletën e tij në 12 minuta, egjiptiani eklipsoi rekordin e Didier Drogbasë. Tani ngelet vetëm të pyetet se në çfarë pike është Salah në klasifikim, madje në piramidën e lojtarëve më të fortë të kampionatit anglez? Në fushë jep vetëm përgjigje dhe Klop ngre për të gjithë një pyetje: “Cili mund të konsiderohet më i mirë se ai?”

REKORDET – Ritmi i golave në Premier Ligë pas 9 javësh mrekullon sërish. Që në javën e parë e gjeti rrjetën kundër Noruiçit (2 asiste). Bën një pushim me Bërnlejn dhe pastaj nuk ndalet më: Ekzaktësisht 1 gol për ndeshje falë tripletës kundër Junajtidit, e cila i ngre mesataren. Por është në Champions që ka dhënë më të mirën: Në grupin më të vështirë në letër ka shkruar emrin e tij në listën e golashënuesve (dopietë me Porton dhe Atletikon, përveç golit ndaj Milanit) dhe tani e gjen rrugën e golit prej 10 ndeshjesh radhazi, lojtari i katërt që e bën këtë në 5 kampionatet kryesore të Europës. Kontributi i çmuar i tij është edhe në asiste: 5 në kampionat, ndërkohë që në vitet e shkuara nuk e kishte kaluar shifrën 11. I blerë 43 milionë euro nga Roma, pyetja është sa vlen tani pas 100 golash në kampionat, 1 titulli, 1 Champions-i, 1 Superkupe Europe dhe 1 Botërori Klubesh. Kontrata i skadon në 2023-shin, por Liverpuli është bërë gati të ulet në tavolinën e bisedimeve më të vështira. Presidenti Xhon Henri duhet të japë OK-in për të shtuar 12 milionët aktualë në vit, të cilat egjiptiani kërkon t’i dyfishohen. Pak orë përpara ndeshjes, Salah tha se dëshiron ta mbyllë karrierën në “Anfield”, por mbeten dyshimet për kërkesat e tij financiare, të cilat rrezikojnë prishjen e ekuilibrit të pagave të skuadrës. Por nëse nuk e meriton të bëhet një përjashtim për të, atëherë për kë tjetër?

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV