Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, ikën Dhimitraq Ziu nga policia rrugore, emërohet Altin Qato

Vetëm pak kohë pas ndryshimeve në nivel qarqesh të drejtuesve kryesor, lëvizjet  në shefat e sektorëve të policisë vijojnë të ndodhin.

Në Tiranë ndryshimi i fundit ka qenë ai i kreut të policisë rrugore Dhimitraq Ziu duke kaluar në të njëjtin pozicion për në Policinë e Durrësit. Ndërsa në vend të tij është emëruar Altin Qato.

Këto ndryshime vijnë pas ndryshimeve të bëra më herët në nivel komisariatesh në Tiranë, por edhe lëvizje në shefat e sektorëve të policisë së Korçës.

Më 18 tetor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano bëri ndryshime të drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit. Ndryshimet kanë ndodhur thuajse në çdo qark, përveç Beratit.

Këto lëvizje do i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor.