Pep Guardiola ‘bekon’ Xavin: Duhet të jetë ai trajner i Barcelonës, e meriton!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-trajneri i Barcelonës Pep Guardiola ka folur ditën e sotme me fjalë të mëdha sot për Xavin. Teksa trajneri i kësaj skuadre u shkarkua ditën e djeshme, ekipi është në pritje të merret në drejtim nga një tjetër trajner me eksperiencë dhe legjendari Pep shpreson të jetë Xavi.

“Nëse zgjidhet Xavi trajner, nuk kam dyshim se ai është i përgatitur. Ai e njeh shumë mirë mjedisin në Barcelonë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ai e njeh lojën, pasionin dhe ka më shumë eksperiencë sesa kur mora skuadrën. Nëse Xavi është trajneri i radhës, i uroj gjithë të mirat dhe hap pas hapi të rikuperojë ekipin”-u shpreh ai ndër të tjera. Xavi në shumë intervista e ka cilësuar Pep si trajnerin më të mirë në botë.

Ronald Koeman është shkarkuar nga posti i trajnerit të Barcelonës pas 14 muajsh në detyrë. Pas javësh spekulimesh, ndeshja e fundit e Koeman ishte humbja 1-0 nga Rayo Vallecano në La Liga të mërkurën mbrëma, humbja e tyre e katërt në gjashtë ndeshje në të gjitha garat. Presioni ishte rritur mbi holandezin që nga humbja 3-0 ndaj Benfica në fund të shtatorit, e cila e bëri këtë sezon fillimin më të keq të klubit në Champions League.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV