Rama mbledh kryebashkiakët për ujësjellësit: Janë piramidë që gllabërojnë para, të mbytur në borxhe!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në kryeministri sërish krerët e bashkive, ku në fokus është performanca e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve.

Rama ka qenë i drejtpërdrejt me kryebashkiakët kur i tha që ujësjellësit në të gjithë Shqipërinë janë një piramidë që gllabërojnë para.

“Hyjnë fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e akorduara nga partnerët që janë kredi që duhen paguar. Shuma qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion me këto 2 burime janë praktikisht 1.2 miliard euro. A jeni ju në dijeni të performacësh se ujësjellës-kanalizime në bashkitë tuaja, të shërbimeve që këto ndërmarrje ofrojnë për qytetarët. Ju i keni parë raportet që pastaj ia jepni qeverisë si vetëdeklarime për performancën. Sa fonde keni alokuar ju nga buxheti juaj për këtë? Ne rrisim investimet ju rrisni humbjet. 79% janë humbjet, një piramidë që merr para. Si mund të vazhdojë kështu kjo histori?”, tha Rama.

E pranishme në takim, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh se ka një keqmenaxhim dhe se performanca e këtij sektori është shumë e dobët.

“Kemi marrë në analizë të thellë sektorin e ujit, janë prekur të gjitha zonat, urbane dhe rurale. Kam raportuar te kryeministri performancën e këtij sekretoi që le për të dëshiruar dhe nuk do përjashtoja asnjë ndërmarrje të ujësjellësit. Duke hequr mënjanë Korçën dhe Pogradecin, kemi identifikuar që pavarësisht procesit të agregimit para disa vitesh, sërish performanca e ujësjellës kanalizimeve në të gjitha bashkitë, mbetet e dobët. Të gjitha shifrat janë jo në përputhje me shifrat e inevstimeve në ndërmarrjet tuaja. 39% e ujësjellës kanalizime furnizojnë më pak se 10%, 28% kanë një nivel të humbjeve mbi 67% dhe një fenomen shqetësues është që në ato ujësjellës ku ne investojmë, kemi patur edhe rritje madje të humbjeve. Ndërkohë që investohet, rritet përqindja e ujit të papaguar dhe kjo është ajo sasi që vidhet në rrjet ose që humb për shkaqe teknike. Duke u përballur me këtë fakt na lind e drejta të mendojmë që ka keqmenaxhim nga drejtuesit e e ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve”, tha Balluku.

Të fundit

“Një në 10 fëmijë, i kequshqyer”/ Situatë dramatike dhe krizë humanitare në Gaza

Një në çdo 10 fëmijë të kontrolluar në klinikat në Gaza të drejtuara nga agjencia e Kombeve të Bashkuara...

Irani sekuestron cisternën që transportonte 2 milionë litra karburant kontrabandë

Një cisternë e huaj është sekuestruar nga Irani në Gjirin e Omanit për kontrabandë të 2 milionë litrave karburant, njoftoi të hënën kreu i...

“Human” – Historia në formën e saj më tërheqëse dhe ngjitëse

Nga Jack Seale “Nuk ndihmoj dot,” thotë Ella Al-Shamahi. “Më kujton Zotin e Unazave!” Nuk është e lehtë të bësh parahistorinë të kuptueshme, por një...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja?/ Me sa blihen dhe shiten sot euro dhe dollari

Sot, më 16 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83.2 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 97.2 lekë dhe shitet 98 lekë. Franga...

Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

Auron Tare Video e Bardhës, shitëses së njohur të tregut të perimeve në Sarandë që debatonte me Muçin përfaqësuesin e Bashkisë së Qytetit u bë...

Lajme të tjera

Web TV