Rama “shpërthen” ndaj kryebashkiakëve: Po abuzoni me votën e popullit, duhet të marrë fund kjo hemorragji papërgjegjshmërie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ‘shpërthyer’ ashpër ndaj kryebashkiakëve për analizën e performancës së sektorit ujësjellës – kanalizimeve. Gjatë takimit me ta ditën e sotme, Rama ka akuzuar bashkitë e vendit se janë në shkelje totale të ligjit.

Ai u ka kërkuar atyre të marrin masa përpara se pasqyra e riorganizimit të tregojë fakte që do të mbeten në satirën e shqiptarëve.

“Kthehemi tek e njëjta fabul që ata që nuk paguhen ankohen se nuk kanë bukë ndërkohë që ata që mund të ankoheshin ishin paguesit më të rregullt të energjisë elektrike. Edhe këtu abuzimin më të madh e bëjnë bizneset, hotelet jo familjet. Se nuk u vjen ujësjellësave e keqja nga familjet në nevojë. Kjo gjendje është në kufijtë e absurditetit dhe Ministria e Energjisë dhe e Infrastrukturës do të ndërhyjë me njëherë duke ndërtuar një proces ndërveprimi më partnerët dhe me ju për të riorganizuar të gjithë sistemin me themel. Cilido që nuk do të dojë të kuptojë se një ndërmarrje ujësjellësi që nuk mbulon as pagat, as sigurimet dhe që mban me borxhe lista të tëra punonjësish është pasqyra më dëshpëruese e papërgjegjshmërisë. Nuk diskutohet që as Korça dhe Pogradeci nuk i paguajnë dot kreditë. Jemi në kushtet që duhet të ndalojë kjo hemorragji papërgjegjshmërie me kosto marramendëse për shtetin dhe qytetarët. 1 miliardë euro investime qeveria shqiptare bashkë me partnerët për ta zgjidhur këtë çështje njëherë e mirë. Ne kemi një përgjegjësi që nuk e shmangim dhe delegojmë dot më. Pjesa dërrmuese e bashkive janë në shkelje të ligjeve nga ana ligjore ndërsa kur marrin përgjegjësi e delegojnë tek bashkia. Do të bëjmë një skanim të të gjitha burimeve njerëzore. Sa janë në profilin e tyre punonjësit? Merrini masat vetë përpara se këto pasqyra do të tregojnë gjëra që do të mbeten në satirën e shqiptarëve. Do të kërkojmë edhe ndihmën e partnerëve tanë për një proces serioz. Këto nuk janë zyra punësimi për njerëz që duan të marrin një rrogë dhe nuk janë fare në Shqipëri, janë ndërmarrje. Është e trishtueshme kjo pamje dhe prandaj vendosëm ta bëjmë publikisht këtë gjë. Ky është abuzim i hapur me votën e popullit”- tha ai.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV