KE: I takon Kosovës që të shfrytëzojë mundësitë e ofruara nga MSA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Kosovën tashmë ka gjashtë vjet që është në fuqi dhe është themeli për procesin e integrimit evropian të Kosovës, kështu thotë për KosovaPress zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero. Të mërkurën e kaluar u bënë gjashtë vite që kur Kosova nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim Asocim (MSA) me Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje ishte cilësuar e një rëndësie historike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës në Bashkimin Evropian. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, e cilëson MSA-në diçka shumë më tepër se një kornizë ligjore dhe kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së. “Marrëveshja është shumë më tepër se një kornizë ligjore dhe kontraktuale. Ajo ankoron dialogun tonë politik që mbulon të gjithë sektorët e ekonomisë dhe shoqërisë. Ofron mundësi të gjera dhe të larmishme nga zhvillimi ekonomik dhe tregtar, deri te luftimi i korrupsionit dhe forcimi i shtetit të së drejtës, si dhe trajtimi i ndryshimeve klimatike”, tha ajo. Por, shtoi se: “i takon Kosovës që të shfrytëzojë mundësitë e ofruara nga kjo marrëveshje, për shembull duke vendosur – si në ligj ashtu edhe në frymë – politikat ekonomike, garancitë e sundimit të ligjit dhe standardet e nevojshme për tërheqjen e investimeve dhe rritjen e cilësisë së produkteve vendore që të jenë më konkurrues”.

Sipas saj, sa më shumë që Kosova të zbatojë MSA-në, aq më afër do të jenë standardet e saj me ato në shtetet anëtare të BE-së, që ofrojnë më shumë mundësi për tregti dhe investime. Brenda kornizës së MSA-së janë disa kritere që Kosova duhet plotësuar në mënyrë që qytetarët e saj të lëvizin pa viza në zonën Shengen. Edhe pse MSA vlerësohet si një veprim i rëndësishëm i ecjes drejt BE-së, Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave. E pyetur për arsyet e mungesës së një vendimi nga ana e BE-së për këtë çështje, Pisonero thotë se Parlamenti Evropian ka mbështetur propozimin e Komisionit, por ai është ende në shqyrtim në Këshill, nga shtetet anëtare të BE-së. “Komisioni Evropian është shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj çështjeje për qytetarët e Kosovës. Komisioni i qëndron vlerësimit të tij nga korriku 2018 se Kosova i përmbush standardet për liberalizimin e vizave. Parlamenti Evropian ka mbështetur propozimin e Komisionit, por ai është ende në shqyrtim në Këshill, nga shtetet anëtare të BE-së”, përfundoi ajo.

Lexo edhe :  Franca lëshon alarmin: Rusia gati për luftë, rrezik në Ballkan

 

Të fundit

VIDEO/ E pazakontë! E reja i jep lamtumirë burrit duke i kërcyer “twerk” para arkivolit!

Çdo person e përjeton pikëllimin në mënyrën e vet, por ajo që ndodhi në një funeral në Peru shkon...

Bankat përfitojnë nga kursi i Trump

Kur kompanitë hapin librat e tyre, fillon sezoni i fitimeve në tregun e aksioneve. Tradicionalisht, në SHBA, bankat janë të parat. Por pavarësisht rezultateve...

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”/ Avokati i Metës: Problemi korrupsioni, jo takimet intime

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve, duke deklaruar se nuk ka asnjë problem...

Gjigandi i qiellit “Antonov” fluturon fshehurazi nga Ukraina, revoltë në Moskë

Një operacion masiv, nën radar, bëri që një nga avionët më të mëdhenj të transportit në botë, Antonov AN-124, me kodin UR-82073, të fluturonte...

Një shqiptare emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, reagon Rama: Moment krenarie!

Shqiptarja Pranvera Kastrati është emëruar në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën...

Lajme të tjera

Web TV