Rregullat e reja të pajisjes me abone në Tiranë, pikat ku do shiten abonetë e studentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë që të pajisen me abone të përgjithshme, mund t’i tërheqin ato te kioskat pranë stacioneve të autobusit. Lajmin e bëri me dije Bashkia e Tiranës, duke theksuar se një masë e tillë është marrë për të shmangur abuzimet. Pajisja me abone të përgjithshme dhe linje do të bëhet e shoqëruar me foto dhe do të plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit.

“Informojmë qytetarët se, mbështetur në kuadrin ligjor në fushën e transportit për shpërndarjen dhe pajisjen e udhëtarëve të transportit publik qytetës me bileta të pajtimit mujor (abone), sipas Udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 3743, datë 10.7.2017 “Mbi modelet dhe standardet e biletave të transportit rrugor të udhëtarëve, të ndryshuar), pajisja me bileta të pajtimit mujor (abone) të përgjithshme dhe linje bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit. Pikat e shitjes se aboneve të përgjithshme ndodhen te kioskat pranë stacioneve të autobusit”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

Pajisja abone studenti bëhet në pikat e hapura posaçërisht, sikurse janë: kioska tek “Ushtari Panjohur”, rruga “Ludovik Shllaku”; kioska tek 9 – katëshet, rruga “Barrikadave”; kioska tek ish – 7 Xhuxhat, rruga “Elbasanit”, si dhe kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamed Gjollesha”.

Gjatë paraqitjes në këto pika, studentët duhet të kenë me vete Kartën e Studentit, si edhe foton.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV