Kriza që ka mbërthyer Juventusin duket se nuk ka fund. 15 pikë në 11 javë janë shumë pak për një klub si Juve, mesi i tabelës i qëndron ngushtë bardhezinjve. Humbja e fundit kundër Verona ishte dhe më e rëndë, një humbje që nuk është pritur mirë as nga Allegri as nga stafi drejtues. Trajneri ka vendosur të mbaj ekipin të grumbulluar në hotel deri të shtunën, ditë kur në “Allianz Stadium” i viziton Fiorentina.
Përpara Fiores luajnë kundër Zenit, një ndeshje që gjithashtu duhet fituar për të blinduar prezencën e tyre në 1/8 e Champions League. Kjo është një javë shumë përcaktuese për fatin e të gjithë sezonit, Allegri ka vendosur që së bashku me ekipin që qëndrojnë në hotel për të qartësuar idetë dhe për të shpëtuar këtë sezon që ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.