Ndryshimet kushtetuese/ Gjiknuri: Bashkimi i vetingut në drejtësi me propozimet e PD, e gabuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për Partinë Socialiste kërkesa e Partisë Demokratike për të bashkuar propozimin socialist për zgjatjen e afateve të KPK–së për të vijuar vettingun me propozimet demokrate për ndryshime kushtetuese është e gabuar. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri vetingu në gjyqësor është një marrëveshje e arritur më parë.

“Për mendimin tim, qasje e cila ka qenë edhe nga komuniteti ndërkombëtar, është që çështjet nuk duhet të përzihen. E para një herë Vetingu në gjyqësor është një marrëveshje e arritur kohë më parë, tashmë është një normë kushtetuese dhe ka dalë si nevojë e skadimit të një afati që kemi rënë të gjitha palët dakord. Kështu që është vazhdimësi”

Për vettingun në politikë, Gjiknuri nuk i mbyll dyrt demokratëve për diskutim por nënvizion se kjo kërkon shumë kujdes.

“Ndërsa çështjet e tjera që kanë dalë rishtazi për nevoja të ndryshme politike, ne duhet të shikojmë kuadrin aktual ligjor. Nuk jam kundër që të negociohet, por nuk mund të them nëse është e nevojshme për nivel kushtetues. Kjo sepse Shqipëria ka mjaftueshëm ligje që bënë të mundur kontrollin e figurës së politikanit, si ligji për deklarimet e pasurive, kemi një ligj të antimafias dhe pastrimit të parave si dhe ligjin për dekriminalizimin që është ndër ligjet me të ashpra. Ne kemi legjislacion të plotë por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të diskutojmë për gjëra të cilat janë të bëshme, ka eksperienca dhe nuk vënë në rrezik arritjet e deritanishme. Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për të kryer atë që quhet kontrolli i pastërtisë së figurës së politikanëve. Të përziesh gjyqësorin në procese administrative është një eksperiment që asnjë shtet nuk ka guxuar ta bëjë. Vettingu në gjyqësor erdhi si nevojë edhe për shkakun se ato janë ato në një profesion për jetë dhe nuk i japin llogari askujt. Në rastin e politanëve është ndryshe”, tha ai.

Lexo edhe :  Kur do të ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës? Flet Ermal Hasimja

I pyetur se ç’ndodh nëse propozimet për zgjatjen e afateve të KPK nuk miratohen Gjiknuri tha se do ishte një dëm që shkaktohet por Kushtetuta e ka parashikuar vazhdimësinë.

“Nëse votimi dështon sigurisht që do të bëhet një dëm por në fund të fundit Kushtetuta e ka parashikuar. Me këtë nuk dua të them që nuk kemi nevojë për konsensus apo kompromis por pa vënë në rrezik institucione”, tha Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Socialiste.

Damian Gjiknuri është propozuar nga socialistët që të jetë bashkëkryetar në komisionin e posaccëm për reformën zgjedhore që pritet të miratohet në Kuvend së shpejti. Ai tha se po presin demokratët që të propozojë emrat.

“Unë në fakt pres që të vijë opozita për fillimin e punës së komisionit  pasi ata të caktojnë edhe njëherë anëtarët. Ka një eksperiencë se si trajtohet  reforma zgjedhore, gjithmonë fillohet nga rekomandimet e OSBE ODIHR, besoj fokusi aty duhet të jetë. Nëse ka element të tjerë, që mund të gjejmë kompromis jemi të hapur për përmirësim procesit jemi të hapur“, tha Gjiknuri.

Të fundit

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve...

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime...

Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet rezulton se në vendin tonë...

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në këto ditë përvëluese gushti, ku...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Lajme të tjera

Web TV