Ndryshimet Kushtetuese / Zgjatja e Vettingut, PD vendos kushte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike që në ditën e parë të tryezës për zgjatjen e vettingut, kërkoi që të përfshihej për diskutim paketa kushtetuese së bashku me vettingun e politikanëve, reformën territoriale dhe atë zgjedhore. Në mbledhje mbetet vetëm LSI. A po “përçahet” opozita edhe në nismat e përbashkëta?

 Partia Demokratike ka braktisur mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, i cili mori në shqyrtim propozimin e Partisë Socialiste për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim zgjatjen e afatit të organeve të vetingut. Sipas PD-së, mbledhja duhej shtyrë dhe të unifikohen të dyja propozimet, ai i mazhorancës për zgjatjen e afatit të vettingut dhe propozimet e PD për disa ndryshime në Kushtetutë, si vetingu në politikë, ndarja administrative territoriale dhe sistemi zgjedhor. Mazhoranca vendosi mosbashkimin e ndryshimeve duke vijuar diskutimin vetëm për propozimin e saj. Kjo bëri që PD-ja të largohej nga salla. Mbledhja vazhdoi edhe pasi u largua PD pasi kuorimi ishte, por largimi i PD-së krijon edhe ngërçin e parë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese pasi pa votat e opozitës nuk mund të ndryshohet Kushtetuta. E pranishme në mbledhje ishte dhe përfaqësuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, e cila nuk e bojkotoi atë. Seanca e radhës u caktua më 3 nëntor. Gjatë mbledhjes së djeshme u caktuan dy ekspertët të cilët do të merren me analizimin e legjislacionit për Zgjatjen e mandatin e Vettingut. Ata janë Aurela Manastasi dhe Erind Mërkuri.

Opozita

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ka folur për mediat pas largimit nga mbledhja e Këshillit të Legjislacionit nga ana e deputetëve të PD-së. Rushaj theksoi në fjalën e tij se maxhoranca refuzoi të shtynte mbledhjen me dy ditë, duke refuzuar që nismat e PD-së për “Zgjedhoren” e “Territorialen” dhe PS-së për zgjatjen e Vetingut të diskutoheshin të harmonizuarar, duke patur parasysh dhe efektin e kalendarit të punimeve. Rushaj theksoi gjithashtu se të mërkurën PD është e gatshme t’i futet në tërësi diskutimit. “Propozuam që nismat të bashkohen pasnesër që të diskutohet sic duhet të harmonizuara, duke patur parasysh efektet dhe kalendarin e punimeve. Në mënyrë të çuditshme maxhoranca refuzoi të shtynte diskutimin me dy ditë. Nuk e kuptojmë këtë gjë, po flitet për një konsensus që ka nevojë për votat e të dy palëve, ndërkohë që nuk bihet dakord për të shtyrë me dy ditë këtë diskutim. Ne themi jemi gati të diksutojmë në tërësi ndryshimin kushtetues. Jemi gati sërish pasnesër t’i futemi në tërësi diskutimit. Nuk bëhet fjalë për frikë, po propozohet ndryshimi i disa neneve të një ligji, propozohet që të shqyrtohen bashkë, nuk e duan, gjë që është e paarsyeshme e palogjikshme. Po shikohet të ndryshohet një ligj, që ka disa nene, s’mund të mblidhemi sot me një trup të vecantë për nenin 1 dhe me një trup të vecantë për nenin 5.” u shpreh Rushaj. Po ashtu Enkelejd Alibeaj u ndal tek procedura duke propozuar ditën e mërkurë. “Ka shumë tension, s’duhet të ketë, jemi në fillim të diskutimit të dy nismave të depozituara të njoftuara prej jush. Kjo nuk është dhe s’ka si të jetë kushtetuta e maxhorancës apo opozitës. Është kushtetuta e shqiptarëve, duhet parë në mënyrë integrale. S mund të ketë 2 Kushtetuta. T’i bëjmë thirrje arsyes dhe rregullores, mos përfitojmë nga fakti që publiku s’është aq familjar me procedurat. Me një tempizëm ekstrem. Ju kujtoj që rregullorja thotë se shqyrtimi mund të nisë jo më shpejt se dy javë, ndërkohë kërkesa logjike është duke ruajtur të njëjtin temp, kërkesa jonë është që shqyrtimi të nisë dy javë e tre ditë, të mërkurën”, tha Alibeaj.

Lexo edhe :  Rama “takon” Ismail Qemalin: Me këmbë të mbarë 2025

Mazhoranca

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i cili ka qenë edhe kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, ka shprehur rezervat e tij dhe pakënaqësinë për ritmin e punës së KPK dhe ONM, në lidhje me procesin e vetingut. Xhafaj në fjalën e tij madje kërkoi që të bëhet një analizë dhe të adresohen edhe dyshimet e ngritura sidomos nga shoqëria civile në lidhje me vendimmarrje të caktuara gjatë procesit të vetingut. “Duhet të ndërtojmë analizë cilat janë problemet reale. Cilat janë arsyet e vonesave, se shqiptarët sot kanë të drejtë të pyesin pse u vonua 5 vjet? Se nga vonesat në veting duhet pranuar është krijuar gjithë vonesat në ndërtimin e ngritjen e institucioneve të reja. Tjetra garancitë që ky proces në vazhdim jep për të siguruar standartet e kërkuara, për integritetin e vendimmarrjes. Doja garancinë që jep ritmi për ta përmbyllur këtë proces. Tjetra, të kuptojmë cilat janë nevojat për instrumente shtesë e mbështetëse, për të përshpejtuar ritmin, këtu unë nënkuptoj dhe personalish jam i pakënaqur nga ritmi i punës së KPK dhe vetë ONM në gjithë këtë proces”, tha Xhafaj. Deklarata e Xhafajt u bë dje në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, ku po diskutohet nisma e mazhorancës për ndryshime kushtetuese që do të zgjasnin afatin e mandatit të organeve të vetingut. Xhafaj tha se është e nevojshme që ky proces “të na cojë drejt një analize të plotë të situatës ku jemi”. “Do nënkuptja së pari faktet konkrete të zhvillimit të këtij procesi, për të kuptuar ecurinë e këtij procesi. Pse duhen dy vjet e gjysme e jo tre vjet, së dyti cilat janë problematikat e shfaqura gjatë këtyre 5 vitve, pengesat që erdhën në fillim të procesit, ka një sërë faktorësëh, shumë mirë që ky debat ti shterojë, se është në interes të besimit të publikut, se mbi procesin janë hedhur shumë dritë hije“, tha Xhafaj. Po ashtu Ermonela Felaj është ndalur tek rregullorja duke dhënë arsyen se nuk mund të jenë paketë. “Kjo mbledhje është tërësisht legjitime konform rregullores. Ka një iniciativë që është paraqitur nga 1/5 e deputetëve ashtu sikundër ju keni propozuar. Po ky nen i rregullores nuk na lejon që ne të mblidheshim përpara dy javësh për nismën e maxhorancës. Ne po fillojmë sot dhe ju po kërkoni që të bashkoni diçka që nuk e keni ende në shqyrtim pasi nuk janë bërë ende dy javë. Ta ndalon rregullorja që duhet të kalojnë dy javë. Nëse ju e përdorni këtë për të bllokuar mbledhjen kjo është punë tjetër. Nuk mund ta shtyjmë mbledhjen pasi një nismë që bën 2 javë të merret në shqyrtim. Çështja është që ne do të zhvillojmë këtë procedurë sot ashtu sikundër do të shqyrtojmë çështjen tuaj pas dy javësh”, tha Felaj.

 

 

Të fundit

Humbi në Gadishullin e Karaburunit, gjendet pas shumë orësh kërkime turistja austriake

Forcat e Policisë së Vlorës, pas shumë orësh kërkime, kanë gjetur turisten austriake, që kishte humbur në Gadishullin e...

SPAK çon për gjykim dosjen “Toyota Yaris”, merret i pandehur ish-kryeprokurori i Vlorës

Pas përfundimit të hetimeve, SPAK ka dërguar zyrtarisht për gjykim dosjen penale “Toyota Yaris”, duke marrë të pandehur ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka dhe...

Shtrenjtohen cigaret, shkak rritja e akcizës, synohet dekurajimi i duhanpirjes

Pas shtrenjtimit “jashtë radhe” në dhjetor, çmimet e paketave të cigareve në vend do të rriten sërish. Kjo për shkak të akcizës së duhanit,...

U rendit e dyta në Botërorin e Skive/ Rama vlerëson Lara Colturin: Yll bote!

Skiatorja shqiptare, Lara Colturi e ka nisur në mënyrë perfekte vitin, teksa u rendit në vendin e dytë në garën e Sllovenisë, në Kupën...

Momente tmerri, ariu futet në shtëpinë e ish-futbollistit Martin Demichelis

Momente tmerri për ish-futbollistin e Bajernit dhe Mançester Sitit, Martin Demikelis. Festat e fundvitit, nuk janë kaluar në mënyrën më të mire për ish-lojtarin...

Lajme të tjera

Web TV