Procesi i Integrimit/ BE vë në test politikën shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca i ka kërkuar politikës shqiptare që të të dyfishojë përpjekjet e saj për të qenë vend kandidat për në BE.

Faktori ndërkombëtar në Shqipëri ia ka lënë “topin” tek dera mazhorancës dhe opozitës. Sipas tyre, Shqipria duhet të bëjë përpjekje të dyfishta për të arritur integrimin nëse ajo dëshiron. Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka përshëndetur nisjen e Shkollës Europiane të Integrimit në Tiranë, duke lënë dhe mesazhe të forta për politikën shqiptare. Në fjalën e tij, Soreca i bëri thirrje klasës politike shqiptare që të bashkëpunojnë për të ardhmen e vendit dhe integrimin e saj në BE. Duke komentuar progres– raportin që publikoi KE pak ditë më parë dhe çështjet të cilat u adresuan për përmirësim, Soreca tha se në javët në vijim pritet që të tregohet udhëheqje për fushat ku vendi duhet të bëjë përpara. “Gjatë javëve në vijim ne presim udhëheqje që puna të vijojë se si një shtet që do anëtarësimin, Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet e saj, të ketë atë shndërrim socio ekonomik që i duhet vendit dhe bëhen bashkë të gjithë aktorët nga pjesë të ndryshme të politikës në Shqipëri por nga të gjithë segmentet e shoqërisë. Kjo është vlera e shtuar që sjell këshilli kombëtar i integrimit”, tha Luigi Soreca. Sipas ambasadorit të Bashkimit Europian integrimi është më shumë se një proces teknik. “Intgrimi në BE është shumë më shumë se një proces teknik, është zgjedhje e një brezi apo brezave të tërë bazuar tek vlerat thelbësore që Shqipëria duhet ti përfaqësojë në formë aktive edhe nga ajo që u mësohet fëmijëve në shkollë me rëndësi është që shumica dërrmuese në Shqipëri, më shumë së 80% e popullsisë mbeten mbështetës shumë të fortë të integrimit të vendit”, tha Soreca. Sipas tij, ky është avantazh shumë i madh në vecanti ndërkohë që ecën në rrugëtimin e saj.

“Me progres raportin kemi themelin kryesor të saj që ka arritur tashmë Shqipëria por edhe çfarë do duhet të arrihet në të ardhmen. Rekomandimet që jepen në raport që identifikojnë dhe fushat për të cilat duhet të ketë më shumë punë, psh historiku për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe të drejat e pakicave janë një udhërrëfyes jo vetëm për qeverinë por dhe të gjithë institucionet të fokusohen në këto fusha”, tha Soreca. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në fjalën e tij Balla deklaroi se procesi i integrimit europian është një proces shumë planësh dhe natyrshëm ajo që duhet bërë më mirë është pjesa që lidhet me trajnimin e personave që lidhen me këtë proces në nivelin e qeverisjes vendore. Sipas Ballës, Shqipëria nuk ka asnjë plan B, gjithmonë plani A i Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Europian. Gjithashtu Balla në fjalën e tij theksoi se brenda Bashkimit Europian ka një plan vendimmarrës pak sa të vështirë, sepse për sa kohë që çështjet e politikës së jashtme apo të zgjerimit kërkojnë konsensus, është e pamundur që procesi i integrimit të shkojë përpara. “Përderisa BE po diskuton mënyrën e vet të vendimmarrjes edhe unë besoj që të paktën për çështje të politikës së jashtme dhe çështje të zgjerimit nuk duhet të prevalojë konsensusi total, por duhet gjetur mënyra sesi të zhbllokohet”, tha Balla. Më tej ai tha se: “Nisur nga këto eksperienca nuk ka asnjë dyshim që ne do të jemi në një moment të caktuar vend anëtarë i BE-së. Jo vetëm që për ne nuk ka plan B, gjithmonë plani A i yni është anëtarësimi në Bashkimin Europian. Brenda Bashkimit Europian ka një plan vendimarrës pak sa të vështirë, sepse për sa kohë që çështjet e politikës së jashtme apo të zgjerimit kërkojnë konsensus, është e pamundur që procesi i integrimit të shkojë përpara. Përderisa BE po diskuton mënyrën e vet të vendimarrjes edhe unë besoj që të paktën për çështje të politikës së jashtme dhe çështje tëv zgjerimit nuk duhet të prevalojë konsensusi total, por duhet gjetur mënyra sesi të zhbllokohet”, tha Balla.

Të fundit

Punonjësit e tenderëve do t’i nënshtrohen trajnimeve dhe certifikimeve me detyrim

Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar nisjen e procesit të trajnimit, testimit dhe certifikimit të punonjësve të përfshirë në...

Dhjetëra mijëra protestues pro Gazës në 40 qytete australiane dhe Danimarkë

Më shumë se 10 mijë njerëz morën pjesë në një demonstratë pro-palestineze në Kopenhagen, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza...

Kushner paralajmëron Macron, letra që mund të tensionojë raportet SHBA-Francë

Charles Kushner, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Francë, ka thyer heshtjen që nga mbërritja e tij në Paris në fillim të korrikut. E...

Fridrih Niçe, tragjedia e një mendimtari që sfidoi botën

Nga Leonard Veizi Në thellësitë e natës, kur yjet duken si pika shprese në errësirë, lindin shpeshherë shpirtrat që sfidojnë ligjësitë e botës. Këta njerëz...

E rëndë në Sarandë! 15-vjeçarja i jep fund jetës në banesë, ishte për pushime

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Çukë të Sarandës, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeçe,...

Lajme të tjera

Web TV