U dhunua barbarisht nga babai/ Nëna e 6-vjeçares: Vajza në gjendje të rëndë shëndetësore dhe psikologjike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rrëfim dramatik në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, ku një 27-vjeçar dhunoi vajzën e tij 6-vjeçe, madje dyshohet se ka abuzuar me të.

Nëna e vajzës së mitur ka treguar për emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’ gjendjen shëndetësore të vogëlushes së saj, e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital. Ajo tha se aktualisht vajza ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike dhe fizike.

“Shkaku është ngjarja e jetës që nga fillimi e deri tani. Është luajtur me lajmet. Më është dëmtuar identiteti, si i imi dhe si i fëmijës. E kam rritur me gjak. Nëna asnjëherë nuk abuzon me fëmijët. A ka nënë që abuzon me fëmijët e vet?! Gjendja e vajzës është shumë keq. Nuk më kanë dhënë shpresë mjekët. Ajo flet për të folur. Lëviz. Ka nisur pak që të ushqehet. Nuk kam arritur që të flas shumë më të se bëhet agresive. Gjendja psikologjike dhe shëndetësore është e rëndë.

Mjekët thonë se ka shumë probleme nga organet e brendshme dhe s’të japim shpesë, deri në minutën që të nxjerrim nga spitali. S’më kanë dhënë detaje. Çdo vizitë bëhet pa praninë time. S’më kanë lejuar që të rri në dhomë kur bëjnë konsultën mjekët. Më kanë thënë që ka plasaritje të mushkërisë, pankreasin, shpretkën dhe probleme e zorrët. Aty ka qenë policia, më ka marrë deklaratat vazhdimit, ka qenë shërbimi social që më ka sjell ca ndihma për vajzën. Ka qenë dhe psikologia e spitalit. Nuk kam qenë prezent kur kanë folur me vajzën. Psikologia thotë se vajza është në gjendje të vështirë, do kohë që të marrë veten. Ajo gjen pretekst që të flejë gjumë dhe nuk do që të flasë. S’kam pasur komunikim me asnjë psikolog. Kam menduar vetëm për vajzën, jo për vete.”, -tha nëna.

Të fundit

Mero Baze: A duhet ta lavdëroj Këlliçin që po mbron Veliajn?

MERO BAZE - Belind Këlliçi pretendon se Erion Veliaj është arrestuar për arsye politike, pas protestave të tij para...

“11 maji nuk ishte farsë, por humbje me 300 mijë vota”

"Nuk ka farsë, por humbje me 300 mijë vota për PD’, kështu është shprehur ish- deputeti i PD Fatbardh Kadilli teksa komentoi zgjedhjet e...

Ambasadorët në Kosovë: Klasa politike po zhgënjen popullin

Ambasadorët e akredituar në Kosovë u rikthyen në Kuvend me shpresën se do të bëheshin dëshmitarë të konstituimit të Parlamentit. Por shpresa shpejt u kthye...

Alimehmeti: Ka ardhur koha për rotacion në PD

Doktori i ri nuk e ka problem moszbatimin e statutit nga ai i vjetri. Ilir Alimehmeti është i mendimit se diskutimi për largimin apo jo...

SPAK, kontrolle të befasishme për kapjen e dy personave

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar Policinë e Shtetit për të ndërmarrë një operacion blic për arrestimin e...

Lajme të tjera

Web TV