Veliaj mesazh dy deputetëve demokratë: Mos paçi fatin e atyre që e lanë karrierën te “Bregu i Lumit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka dhënë një mesazh dy deputetëve të PD-së, Alfred Rushaj dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët prej disa ditësh po organizojnë protestat me një grup banorësh në zonën e “5 Majit”, se përmes politikës së bllokimit të projekteve do të gjejnë fundin e karrierës politike.

Duke sjellë shembujt e mëparshëm si tek “Bregu i Lumit” apo “Bulevardi i Ri”, Veliaj u kujtoi dy deputetëve demokratë se nëse do vazhdojnë të përdorin për politikë projektet e bashkisë, do të përfundojnë në koshin e historisë, siç përfunduan paraardhësit e tyre deputetë, që krijonin konflikte të paqena.

“Përgjigja ime për të gjithë ata politikanë që shkojnë dhe nxisin numëruesit e tyre, komisionerët e tyre, tarafin e tyre, për të organizuar protesta, dua t’ju kujtoj një gjë, ai “Bregu i Lumit” i ka ngrënë disa karriera politikanësh, që sot nuk e ekzistojnë më, njerëzit ua kanë harruar emrat. Ai “Astiri” i hëngri disa koka politikanësh që sot nuk janë më as në Parlament, askund! Ai “Bulevardi i Ri” i hëngri disa koka politikanësh, ai “Liqeni” i hëngri disa koka politikanësh, ai këndi i lodrave, ajo “Kalaja” apo Pazari i Ri, i hëngri disa koka politikanësh. Kështu që, për ata që janë rishtarë si deputetë të opozitës dhe që e kanë marrë me zell përdorimin e taktikave të vjetra për të bllokuar punët e qytetit, kam vetëm një paralajmërim: “Mos paçi fatin e atyre që e lanë karrierën te “Bregu i Lumit”. Nëse do vazhdojmë të përdorim për politikë projektet e bashkisë, nuk do t’ju lë asgjë mangët që të përfundojnë në koshin e historisë, siç përfunduan të tjerët”, tha Veliaj nga Krraba, ku i dorëzoi çelësat e banesës së re një prej familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Të fundit

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë, 5 figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

Në operacionin “Luani ngrihet”, për të cilin tha se kishte për qëllim të pengonte programin bërthamor të Iranit, raportohet se...

A rrezikohet një konflikt bërthamor, pas sulmeve të Izraelit?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se është “thelbësore” që aleatët, përfshirë SHBA-në, të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në...

Sulmet e Izraelit/ Reagon Trump: Irani s’mund të ketë një bombë bërthamore

Izraeli e sulmoi kryeqytetin e Iranit të premten në mëngjes duke i goditur objektet e tij bërthamore dhe ushtarake, duke rritur mundësinë për një...

E solli në BBV, Anaid Kaloti reagon ndaj Gjesti: Mosmirënjohëd

Në një reagim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Anaid Kaloti ka shpërthyer ndaj fituesit të BBV4, Gjestit, pasi shprehet se nuk ka qenë mirënjohës...

12 qershor 1934, takimi i parë mes Hitlerit dhe Musolinit në Venecia

Më 13 qershor 1934, Adolf Hitleri dhe Benito Musolini u takuan për herë të parë në Venecia, Itali. Ky takim kishte rëndësi të madhe...

Lajme të tjera

Web TV