Veliaj për pronarët e “5 Majit”: Do përfitojnë sipas ligjit, aq metra pronë sa kanë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka siguruar se të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti i nëntorit 2019 apo preken nga procesi i rindërtimit i lagjeve të reja në zonën e “5 Majit” dhe në “Kombinat”, do të kompensohen sipas ligjit.

“Ligji thotë se banorët që kanë shtëpitë te “5 Maji” nuk duhet të dëmtohen. Pra, nuk mund të zgjidhim një hall, duke krijuar një tjetër. Kjo është arsyeja pse edhe banorët që banojnë në Kombinat dhe te “5 Maji”, ku do bëhen lagjet e reja, do trajtohen njësoj. Kush është pronar me letra, do të trajtohet me formulën e pronarit, pra do marrë shumë më shumë seç kishte. Ndërkohë, dikush që është në proces legalizimi, pra e ka zaptuar atë tokë, që ka qenë në fakt tokë shtet, sepse gjithë Bregu i Lumit ka qenë tokë e Bashkisë, ndërmarrje e Bashkisë, do t’i marrin metrat katrorë siç i kanë pasur. Kontrata thotë: Sa metra ke? Ke 200 metra? Merr 200 metra banesë”, shpjegoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se kush nuk provon që është pronar i banesës ku banon, por është thjesht qiraxhi në atë banesë, nuk përfiton.

“Shtëpitë i përfitojnë vetëm ata që kanë lidhje me atë pronë. Kemi verifikuar se njerëzit që ulërasin më shumë në televizor janë o qiraxhinj, o rrinë tek kunata apo te baxhanaku. Por, ndërtesa bëhet për pronarin e shtëpisë; është si të thuash, ra tërmet në një hotel dhe meqë isha aty, në atë dhomë, të marr edhe unë një dhomë nga hoteli i ri kur të ndërtohet. U përplas makina që kisha marrë me qira dhe kur të bëhet pagesa nga siguracioni të marr dhe unë një makinë. Jo! Makinë të re, hotel të ri, pallat të ri, apartament të ri merr pronari, jo ti që ishe bujtës aty sepse prona nuk është e kunatit, as e baxhanakut, por është e kryefamiljarit ose e personit që e ka të regjistruar si pronë”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Bankers pranon vendimin: Do shlyejmë detyrimet ndaj shtetit shqiptar

Ai shtoi se spekulantët do të demaskohen.

“Kush është spekulant do trajtohet si spekulant dhe do të nxirret publikisht si mashtrues, që shkon të përfitojë në një vend që nuk është i tiji, por i dikujt tjetër, vetëm për faktin se ka ndenjur aty disa kohë, qoftë me qira, ose qoftë në dakordësi me pronarin real. Njerëzit duhet të kuptojnë se këto nuk janë sevapet personale të Kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë. Këto janë programe sociale, që shkojnë për të ndihmuar dy faktorë: Ata që humbën shtëpinë nga tërmeti dhe ata që, në fakt, për 1000 arsye, u gjendën në atë tokë të Bashkisë dhe të qeverisë, fillimisht duke e marrë pa leje, pastaj duke ndërtuar pa leje, por eventualisht duke e legalizuar dhe hipotekuar”, përfundoi ai.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV