Vuçiç për darkë me Ramën në Kullën e Beogradit: Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme mbërriti në Beograd.

Vuçiç ka publikuar një video në “Instagram”, bashkangjitur së cilës shkruan se së bashku me kryeministrin Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi , Zdravko Krivkapiç ka vizituar Kullën e Beogradit.

“Sonte po vizitoj Kullën e Beogradit me Edi Ramën dhe Zdravko Krivokapia,“shkruan ai.
Ndërsa pas vizitës në qytet, liderët kanë zhvilluar edhe një darkë punë.

Ka qenë sërish presidenti serb i cili ka publikuar një foto nga darka, ndërsa shprehet: “Një mbrëmje e mrekullueshme me miqtë. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”, shprehet Vuçiç.