Debati “Prindi 1” dhe “Prindi 2”/ Robert Aliaj reagon ashpër: Jetojmë një epokë me b*thë përpjetë ku një minoritet po i imponohet maxhoritetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artisti i njohur, Robert Dragot Aliaj ka reaguar pas debatit të fundit që ka lindur me futjen e konceptit “Prindi1” dhe “Prindi 2” në formularët e institucioneve apo dhe nismës për birësimin e fëmijëve edhe nga persona të pa martuar apo që bashkëjetojnë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Robert Aliaj thekson se po jetojmë në një epokë , ku sipas tij një minoritet absolut po i imponohet një maxhoriteti absolut. “Ky imponim është në të njëjtën kohë, i pamundur dhe i padëshirueshëm. Këto klane të rrezikshme kërkojnë të fusin hundët dhe të korrigjojnë të pakorrigjueshmen, gjëra që nuk pasqyrojnë shtigjet individuale të secilit, as ato shoqërore.

Është kjo luftë kundër bërthamës së familjes miliardavjeçare? Jeni Ju dakord me komercializimin e fëmijëve, konvertimin e tyre në mall apo qe shumë shpejt të keni mundësi të bleni fëmijë në supermarket sipas nevojave të secilit?”’, thekson ai.

Ai përmend si shqetësues kërcënimin e Pastorit Akil Panos, ndërkohë që thekson se po të përfshihesh apo të japësh një mendim për akuzat LGBT etiketohesh si racist apo ksenofob.

“Është e paimagjinueshme që po jetojmë një epokë me b*thë përpjetë ku një minoritet absolut po i imponohet maxhoritetit absolut.

Ka një tendencë të tmerrshme në rritje që kushdo që ka një pikëpamje të kundërt ndaj këtyre fenomeneve të mbështetura nga LGBT (të politikave identitare gjinore, mohimit të mëmësisë apo atësisë, imponimit të dhunshëm të një modeli degradues shoqëror,) të denigrohet, të atakohet dhe të quhet racist, ksenofob ose më keq. Çdo formë e debatit racional është bërë e vështirë nëse jo e pamundur, me keq se në diktaturë.

Ky imponim është në të njëjtën kohë, i pamundur dhe i padëshirueshëm. Këto klane të rrezikshme kërkojnë të fusin hundët dhe të korrigjojnë të pakorrigjueshmen, gjëra që nuk pasqyrojnë shtigjet individuale të secilit, as ato shoqërore.

Lexo edhe :  Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Është kjo luftë kundër bërthamës së familjes miliardavjeçare? Jeni Ju dakord me komercializimin e fëmijëve, konvertimin e tyre në mall apo qe shumë shpejt të keni mundësi te bleni fëmijë në supermarket sipas nevojave të secilit?”, shkruan Aliaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Robert Aliaj Dragot (@robertdragot)

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV